Noizy: Babai më bleu makinë 40 mijë euro, brenda 48 orëve nga aksidenti

Vetëm 48 orë pas aksidentit që reperi Rigels Rajku (Noizy) bëri në autostradën Tiranë-Durrës javën e kaluar, babai i tij, Bashkimi ia zëvendësoi menjëherë makinën e shkatërruar, me një tjetër të re: Mercedes-Benz S-Class e vitit 2008 që ka kushtuar 40 mijë euro, dhe është...

247 0

Vetëm 48 orë pas aksidentit që reperi Rigels Rajku (Noizy) bëri në autostradën Tiranë-Durrës javën e kaluar, babai i tij, Bashkimi ia zëvendësoi menjëherë makinën e shkatërruar, me një tjetër të re: Mercedes-Benz S-Class e vitit 2008 që ka kushtuar 40 mijë euro, dhe është makina aktuale e reperit, të cilën ai do ta përdorë për udhëtimet e tij nëpër koncerte.

Tani që e ka kaluar këtë moment të vështirë të jetës së tij Noizy shprehet për “Panorama Plus”:

“Aktualisht jam mirë dhe dëshiroj të them se nga çfarë më ndodhi kuptova se sa shumë njerëz më duan. Dua t’i falënderoj të gjithë fansat që më mbështetën në këto ditë të vështira! Gjithashtu dua të jap një mesazh të fortë për njerëzit, por sidomos për të rinjtë. U them që të jenë shumë të kujdesshëm në timon, sepse jeta është e shtrenjtë dhe duhet shijuar. Jeta duhet jetuar jo vetëm për veten, por edhe për njerëzit e afërm dhe ata që na duan. Aksidenti ku për pak humba jetën, më bëri të kuptoj sa shumë njerëz më mbështesin, duke më frymëzuar për krijime të reja në muzikë”.

28-vjeçari i famshëm si reper tashmë, i është rikthyer aktivitetit të tij muzikor. Ai i ka hyrë edhe karrierës kinematografike si protagonist në filmin e ri me producentë kosovarë, të titulluar “Zori”. Në këtë film- aksion me regji të Esat Fejzës, Noizy luan së bashku me: Çun Lajçin, Sunaj Raçën, si dhe këngëtarët Meda, Gold Ag, etj.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article