Xhinset, përherë të pranishme në gardërobën tuaj

Mund të ketë ngelur edhe një muaj verë, por shumë shpejt do të filloni të mendoni për veshjet e vjeshtës. Gjetja e xhinseve të përshtatshme mund të shndërrohet në punë stresuese. Edhe pse ekzistojnë shumë lloje xhinsesh duhet të dimë se çfarë na shkon dhe...

863 0

Mund të ketë ngelur edhe një muaj verë, por shumë shpejt do të filloni të mendoni për veshjet e vjeshtës. Gjetja e xhinseve të përshtatshme mund të shndërrohet në punë stresuese.

Edhe pse ekzistojnë shumë lloje xhinsesh duhet të dimë se çfarë na shkon dhe na përshtatet më mirë. Shpeshherë dëgjojmë se xhinset janë veshja më e rehatshme, megjithëse në shumë raste një komoditet i tillë kushton deri sa të arrihet. Ja cilat janë ato, që nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj.

Xhinse ngjyrë blu e lehtë
Këto janë të përshtatshme për stinë dhe raste të ndryshme. Për një pamje të rastësishme kombinojini me pupa (atlete) dhe bluza me vija. Për një ngjarje më serioz, kombinojini me xhaketa dhe taka.

Xhinse të bardha
Një palë xhinse të bardha duhet të jenë patjetër pjesë e gardërobës suaj, Kërkoni për material të trashë, që t’ju qëndrojnë sa më mirë.

Xhinset – pantallona
Xhinset e gjera në fund japin një ndjesi të rafinuar.

Fund i hollë
Ky stil është perfekt për një punë. Kombinojeni me bluza krem dhe këpucë të larta me rripa.

Xhinset e lëkurës të zeza
Për të kërcyer ën mbrëmje ose për të gjitha herët kur dëshironi të ndiheni si roker-e, xhinset e zeza janë për ju.

Xhaketë xhins
Xhaketa e lëkurës mund të jetë shumë e rëndë për shtatorin e tetorin. Zëvendësojeni me një xhaketë xhins si një alternativë perfektë.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article