Kur ju mungon kopshti veror edhe në hapësirë shumë modeste mund të sajoni lulishten atraktive, duke i mbjellë lulet më të qëndrueshme dhe më mirënjohëse nga familja e kaktuseve dhe sukulenteve.
Në vende ku dheu është guror dhe me pak ujë, kaktuset mund të përparojnë suksesshëm, transmeton Telegrafi. Në fundin e shpuar të enës së pari vihet një shtresë drenazhi, mbi të dheu i përzier me rërë dhe me fare pak humus (ka përzierje të gatshme për kaktuse dhe sukulente).
Ruajtëset e shtëpisë

Janë bimë me shumë pak kërkesa. U përgjigjet dheu i thatë, i fortë, i rëndësishëm është vetëm vendi me diell. Mund të mbillen dhe të shumëzohen gjatë gjithë vitit, vetëm gjatë lulëzimit jo. Rozeta që lulëzon, në fakt, gjatë vitit edhe përfundon, porse pas vetes lë plot pasardhës. Është bimë e cila dikur i ka zbukuruar kulmet e shtëpisë, sepse është menduar se i ruan shtëpitë.
Esheveria (Echeveria sp.)
.jpg)
Është shumë e qëndrueshme, nuk kërkon shumë mund. Kërkon vend të ndritshëm dhe ujitje me masë, por jo mbi gjethe ose mbi rozetë, po në dheun e saksisë.
Sedumet (Sedum sp.)

Të gjitha llojet e sedumeve u takojnë bimëve më mirënjohëse dekorative. Gjethet e plota thithin aq ujë, saqë mund të durojnë edhe thatësinë e gjatë. Në vend të ndritur mirë, gjethëzat mund të marrin edhe ngjyrë të kuqe të mbyllët.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Shiko Tv Shqip Online - Radio Hasi Thate
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko ketu Tv Rtv 21 ktv…
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
“Xhamat e thyer” në gishta, janë ato që ju nevojiten këtë sezon
Në mënyrë që të dukeni sa më të frikshëm dhe të çuditshëm, provoni teknikën e zbukurimit të thonjve, me “xhama…
Related
Gjashtë teknika të çuditshme për qerpikë të përsosur
Shumicës së femrave nuk u pëlqen t’i ndajnë sekret e tyre të bukurisë me të tjerat. Por këto teknika për…