Huawei Ascend Mate 7, fableti i ri për 699 dollarë

Planet e Huawei për tu bërë një lojtar i madh në industrinë e telefonave të mençur mobil po vazhdojnë, ndërsa kompania e famshme kineze ka vazhduar me lansimin e telefonit të saj Ascend Mate 7 në Australi, raporton GSM Arena. Modeli që mban emrin e...

1061 0

Planet e Huawei për tu bërë një lojtar i madh në industrinë e telefonave të mençur mobil po vazhdojnë, ndërsa kompania e famshme kineze ka vazhduar me lansimin e telefonit të saj Ascend Mate 7 në Australi, raporton GSM Arena.

Modeli që mban emrin e ngjashëm me atë të HTC M8 (M8 ose mate), modeli i ri i telefonit të Huawei do të jetë në dispozicion në treg që nga data 17 nëntor.

Pajisja mobile që mund të cilësohet si fablet, për shkak të madhësisë së ekranit me 6 inç dhe jetëgjatësi të mirë të baterisë dhe sensorit për gisht, mund të llogaritet si tentimi më i ri i prodhuesit kinez që të depërtojë në tregun e fabletëve, ngjashëm siç ka bërë edhe Apple me iPhone 6 Plus, apo Samsung me Galaxy Note 4.

Mate 7 do të ofrohet në ngjyrë të zezë dhe të artë. Versioni me ngjyrë të artë do të shitet për 699 dollarë, që nga data 17 nëntor, ndërsa çmimi dhe koha e lansimit të versionit me ngjyrë të zezë ende nuk janë bërë të ditura

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article