Histori nga Teqeja e Halvetive Prizren

Teqja e Halvetive gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, në kuadër të lagjes së vjetër të Saraçhanes. Teqja është ndërtesë sakrale islame dhe i përket tarikatit Halveti (rrjedh nga fjala arabe “halwet-vetmia”). Emrin e ka marrë nga themeluesi saj – Piri i Madh O M...

2525 0

Teqja e Halvetive gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, në kuadër të lagjes së vjetër të Saraçhanes. Teqja është ndërtesë sakrale islame dhe i përket tarikatit Halveti (rrjedh nga fjala arabe “halwet-vetmia”). Emrin e ka marrë nga themeluesi saj – Piri i Madh O M A RU’ L- H A L V E T I U (i cili vdiq më 1397/8 në Tabriz). Themelimi i Teqes së Halvetive në Prizren lidhet me Sheh Osman Babën. Sipas të dhënave del se ai ishte nga Vlesha, fshat i rrethit të Peshkopisë në Shqipëri. Ai kreu medresenë në Serez (Greqi), ku edhe është përcaktuar për rendin e halvetive. Pas mbarimit të shkollimit e hasim me punë (shërbim) në Xhaminë e Kukli-Beut në Prizren. Përgjatë punës 2/3 vjeçare bie në sy devotshmëria e tij si besimtar, mendjehollësia e tij, aftësia çudibërëse etj. Sipas gojëdhënës, një pasardhëseje të Kukli-Beut i kishte humbur djali, për këtë ajo shqetësohet tej mase. Ajo për ta gjetur të birin bën çmos, por se gjen dot. Në një rast, nëna e dëshpëruar e qan hallin me Osman Babën. Ky i jep kurajë, duke i premtuar se do t`ia gjej djalin, kudo që të jetë ai, dhe me të vërtetë ashtu ndodhi; djali kthehet në shtëpi, shëndosh e mirë. Ajo në shenjë falënderimi i fali Osman Babës një shtëpi dykatëshe, të cilën ai e shndërron në teqe, e njohur si ,,Asitane saraqhane tekesi’’. Kjo duhet të ketë ndodhur 418-428 vite më parë, ndonëse si vite të mundshme të themelimit të saj përmenden 1604, 1690, 1700, 1713. Ndërtesa e teqesë që ka mbërri deri në ditët tona është e vitit 1835 kur teqja u meremetua. Intervenimet rinovuese dhe restauruese kanë vazhduar edhe pas vitit 1999. Kompleksin e teqesë e përbëjnë: – Teqja (me disa dhoma të veçanta) – Semahanja – salla e lutjes – Tyrbja – ku janë varrosur udhëheqësit e teqes (Shehlerët) – Oborri i shtruar me kalldrëm, me elementin e ujit që rrjedh nëpër dy kroje nga mermeri – Shtëpia e banimit e Sheh Hasanit – Ndërtesat afariste Objektet janë të ndërtuara nga materiali i gurit, qerpiçit dhe drurit, të mbuluara me tjegulla, me tavan dekorativ prej druri. Teqja ka bazë drejtkëndëshe, e mbuluar me kulm katër ujor me tjegulla tradicionale. Në pjesën lindore gjendet hajati i dekoruar me shtylla të gdhendura nga druri. Semahanja paraqet një ndërtesë karakteristike, me bazë tetëkëndëshe dhe e mbuluar me kulm tetë faqesh. Enterieri i Semahanes është i dekoruar me pllaka qeramike me motive florale dhe arabeska. Krahas enterierit të pasur, në Semahane gjenden edhe elementet origjinale të teqesë, sikurse veglat e punës dhe veglat muzikore.

Objekti i teqesë së Halvetive gjendet në lagjen “Saraçëve”, pranë xhamisë së Kukli Mehmed-beut. Tarikati i Halvetive është themeluar në fund të shek. XVI-të nga ana e Osman-baba-së që ishte  nga Valashi i Shqipërisë. Osman-baba është shkolluar në Greqi, pastaj erdhi në Prizren dhe u vendos në xhaminë e Kukli Mehmed-beut. Aty qëndroi një kohë, pastaj Kukli Mehmed-beu dhuroi truallin afër xhamisë dhe kështu filloi të zhvillojë tarikatin e vet, që pastaj do të quhet Halveti.

Ndërtesa e teqesë është ndërtuar në vitin 1835.

Objekti është i thjeshtë, i ndërtuar prej guri dhe qerpiçi ndërsa mbulesa është prej tjegullave tradicionale. Edhe pse kompleksi i teqesë përbëhet prej disa objekteve si: teqeja, salla e riteve (semihane), tyrbja, objekti i banimit dhe i pritjes, ajo si objekt përbëhet prej dy pjesëve – teqeja dhe semihana.

Objekti i semihanes është në formë të gjashtëkëndëshit dhe është objekti kryesor ku zhvillohen lutje dhe rite tjera fetare. Në anën perëndimore është pjesa e tyrbes ku janë varrezat e prijësve të tarikatit duke filluar prej themeluesit të tarikatit të Halvetive Osman-baba dhe nëntë udhëheqësve tjerë.

Në oborrin e teqesë janë edhe dy kroje ku njëra është në formë rrethore dhe është si fontanë ndërsa tjetra është në formë drejtkëndëshe, ku janë edhe motive të gdhendura në pjesën ballore në gurë. Edhe pse tani është jashtë kompleksit duhet theksuar edhe objektin e banimit që gjendet në anën lindore të kompleksit. Shtëpia është ndërtuar në shek XVIII dhe është me përmasa mjaft të mëdha dhe të pasur me elemente folklorike. Kompleksi i teqesë gjatë kohës ka pasur disa renovime arbitrare, ku edhe pse është tentuar të ruhen elementet origjinale, fatkeqësisht nuk ka pas shumë sukses.

 

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article