Ndërsa operatorët e mëdhenj amerikan, AT&T dhe Verizon janë duke argumentuar ashpër propozimin e FCC-së për caktimin e 10Mbps si shpejtësisë së re minimale të internetit në Amerikë, e cila do të kualifikohej si “broadband”, Korea e Jugut është duke u bërë gati ta lansojë internetin e shpejtë prej 10Gbps, për përdoruesit e saj.
SK Broadband do ta prezantojë internetin e saj me shpejtësi të jashtëzakonshme me 10 Gigabit në konferencën e të plotfuqishmëve të ITU-së, që mbahet më 20 tetor.
Me përparimet e fundit në teknologjinë e internetit broadband që vijnë kryesisht nga vendet aziatike si Japonia dhe Korea e Jugut, shtetasit e të dy vendeve janë krenarë për faktin se ata janë shumë përpara Shteteve të Bashkuara, sa i përket avancimeve me internet.
“Në vitet 1960, ne rriteshim duke e shikuar NASA-në dhe dërgimin e njerëzve në Hënë, ndërsa sot amerikanët na shikojnë neve me lakmi,” tha Natsuki Kumagai.
SK Broadband thotë se shërbimi i saj i ri i internetit me shpejtësi deri në 10Gbps do të jetë 100 herë më i shpejt se shpejtësia aktuale mesatare e internetit në Kore, e cila sot është rreth 100Mbps.
Shkarkimi i një fajlli me 1GB merr sot ua merr përdoruesve korean rreth 80 sekonda, ndërsa shërbimi i ri me internetin prej 10Gbps do të shkarkojë të njëjtën përmbajtje për vetëm 0.8 sekonda.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Shiko Tv Shqip Online - Radio Hasi Thate
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko ketu Tv Rtv 21 ktv…
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
Facebook prezantoi panelin e ri të njoftimeve i cili mund të shërbejë edhe si aplikacion kalendarik
Ditën e parë të javës që kemi hyrë, rrjeti social Facebook solli lajme të reja për përdoruesit. Një qënder e…
Related
iPhone 6 Plus, HTC One M9 dhe Samsung Galaxy S6 Edge vihen përball në testin e përkuljes
Kur iPhone 6 dhe 6 Plus u prezantuan në Shtator të vitit që lamë pas, disa përdorues raportuar për probleme…