Himni dhe flamuri, sfidë për Mustafën
📑 Table of Contents ▾
Lidhja Demokratike e Kosovës po pretendon se gjatë mandatit të saj qeverisës do të arrijë t’i ndryshojë simbolet shtetërore.
Flamuri i ‘Dardanisë’ dhe himni ‘Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë’ pritet t’i zëvendësojnë simbolet aktuale. Ky ishte premtim i vetë liderit të kësaj partie Isa Mustafa
“Vlerësojmë qind për qind se do të vijmë në pushtet dhe atëherë ne do të zhvillojmë procedura qind për qind demokratike, në mënyrë që flamuri i ardhshëm i Kosovës të jetë flamuri i Dardanisë dhe himni i ardhshëm të jetë himni i Ibrahim Rugovës, por jo me procedura jodemokratike. Nëse pajtohen të gjithë qytetarët e Kosovës, natyrisht kjo kërkon edhe pajtimin e minoriteteve, edhe pëlqimin e faktorëve që na kanë ndihmuar, ne do ta bëjmë me një procedurë të rregullt demokratike. Synimi ynë është se Kosova i meriton ato simbole dhe ato të jenë simbole të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.
E ky premtim pretendohet të jetësohet. Të paktën kështu zotohet nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova. Sipas tij, çdo premtim i dhënë do të realizohet. “Ata që nuk iu përmbahet premtimeve, bien. Kjo është rregull. Ne tani i kemi proceset e brendshme partiake dhe do t’i diskutojmë këto çështje”, ka thënë Rugova.
Related Stories
Lajme
Bajram Gecaj: LDK do ta udhëheqë Qeverinë
Kërkesa e LDK-së për ridizajnimin e marrëveshjes, rrjedhimisht edhe marrjen e përgjegjësive për udhëheqjen e Qeverisë, duket se…
Lajme
Zafir Berisha paralajmëron demonstrata dhe revoltë qytetare
Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha thotë se gjëndja e rëndë ekonomike dhe sociale mund të nxisë…
Lajme
Gjakmarrja, mësim online për 15 fëmijë të ngujuar
Tashmë do të ketë shpresë për arsimim, edhe për fëmijët që janë ngujuar si pasojë e fenomenit të…