Nata e Kadrit muslimanët e presin me agjërim dhe lutje
📑 Table of Contents ▾
Besimtarët musliman në Has dhe në të gjithë botën kremtojnë sot “Natën e Kadrit”. Në fenë Islame “Nata e Kadrit” është nata në të cilën ka filluar zbritja e librit të shenjtë të muslimanëve, Kuranit. Muslimanët besojnë se në netët teke në 10-ditëshin e fundit të muajit Ramazan është “Nata e Kadrit”, por ajo që i afrohet më së shumti kësaj nate është nata 27 e këtij muaji.Për muslimanët “Nata e Kadrit” është nata më me vlerë e vitit. Në librin e shenjtë të muslimanëve, në Kuran, është një “sure e veçantë” me këtë emër në të cilën shkruhet: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) natën e Kadrit. E kush të njoftoi ty se ç`është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj”. Për muslimanët, çdo vepër në këtë natë është më e vlefshme se kryerja e të njëjtës punë për një mijë muaj, në të cilën nuk është nata e Kadrit.Ashtu siç kanë bërë gjithë muajin e Ramazanit, edhe sot muslimanët agjërojnë, ku hapin syfyrin në orën 03:06 të mëngjesit dhe e mbyllin atë në orën 20:25 minuta.
Nje lajm tjeter gjindet këtu Njeriu i furrës që nuk e linte askënd pa bukë
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Strong Match
Shiko Tv Shqip Online - Radio Hasi Thate
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko ketu Tv Rtv 21 ktv…
Related
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974…
Related
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Tradita e hasjanëve…