Vaj mente pas depilimit

Vaji i mentës është një vaj esencial shumë i mirë për t’u përdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon që të rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll porën e hapur, e cila nuk lejon që qimja të depërtojë në lëkurë, por bën që qimja të...

341 0

Vaji i mentës është një vaj esencial shumë i mirë për t’u përdorur pas depilimit.

Ky vaj nuk lejon që të rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll porën e hapur, e cila nuk lejon që qimja të depërtojë në lëkurë, por bën që qimja të dalë drejt.

Si përgatitet?
Përzini 10 ml vaj suporti, 3 pika vaj mente, 1 kapsulë vitaminë E (ose pak vaj gruri). Pas përdorimit, do të shohësh që lëkura do të ndriçojë dhe nëse e përdor gjithmonë në masën e duhur, nuk e bën lëkurën të yndyrshme, por vetëm e ushqen atë.

Nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin, vaji i mentës të jep shumë freski, shkruan revistaclass. Mund të përdoret për t’u pirë nga goja, kur ke probleme me fytin, me erën e pakëndshme të gojës, për kujdes të dhëmbëve ose zgavrës së gojës, ose mund ta përziesh me ujë për shpëlarje me gargarë.

Është një antimikrob mjaft i mirë. Vaji i mentës është shumë i mirë të përdoret për masazh, kur keni probleme me venat, por ai mund të përdoret edhe për lyerjen e këmbëve për të larguar aromat e pakëndshme të djersës, sepse mban gjatë gjithë kohës këmbët të freskëta.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article