Shqipëri e Kosovë, “ribashkohen” në mars
📑 Table of Contents ▾
Hashim Thaçi e ka marrë përsipër që ta bëjë publike agjendën e Qeverisë që tash udhëhiqet nga Isa Mustafa. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, ai ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do ta mbajnë takimin e radhës në muajin mars të vitit të ardhshëm.
“Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot patëm një kafe mëngjes me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuam agjendën e integrimit europian, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet, bashkëpunimin rajonal si dhe zhvillimet e fundit politike. U dakorduam që mbledhja e ardhshme e të dy Qeverive të mbahet në fund të muajit mars 2015,” ka shkruar, Hashim Thaçi. Ai bashkë me Ramën, janë dy politikanët që për herë të parë kanë arritur t’i bashkojnë dy kabinetet qeveritare në Prizren, në janar të këtij viti. Mbledhja e dy qeverive, u pat cilësuar si “ringjallje e Lidhjes së Prizrenit”, pasi në të u patën marr disa vendime dhe u patën nënshkruar një sërë marrëveshjes. Por, në praktikë nuk ka prodhuar ndonjë efekt të madh.
Bile njohësit e rrethanave politike e kanë cilësuar si të pakuptimit mbledhjen e radhës, pa u zbatuar marrëveshjet e nënshkruara. Analisti Imer Mushkolaj, ka deklaruar para pak ditësh për Tribunën se mbledhja e dy qeverive nuk ka nevojë të mbahet nëse gjithçka bëhet për konsum politik dhe të brendshëm i të dyja shteteve, ndërsa rezultati është zero. Ai ka thënë se janë bërë njëmbëdhjetë muaj dhe ende nuk dihet se çfarë është implementuar, e çfarë jo nga marrëveshjet e nënshkruara në takimin e parë. “Është absurde që edhe pas mbajtjes së kësaj mbledhjeje, në vend që të gjendet një zgjidhje e problemeve, përkundrazi ne kemi pasur probleme që janë shfaqur në aspektin e eksportit të mallrave me Shqipërinë”, ka thënë Mushkolaj. Andaj, ai mendon se para se të mbahet takimi i radhës i të dy qeverive, paraprakisht duhet të ndodhin takime mes ministrave të rinj të qeverisë së Kosovës dhe atyre të Qeverisë Shqiptare, në mënyrë që të shihen se ku ka ngecje në zbatimin e asaj që është planifikuar.
Edhe Petrit Zogaj, nga Lëvizja FOL, ka vlerësuar se takimi i përbashkët i të dyja qeverive nuk ka dhënë rezultat. Sipas tij, duhet të këtë dinamizëm në realizimin e projekteve të caktuara në mënyrë që takimet të japin rezultatin e pritur. “Nuk besoj që dështimet në projekte konkrete të jenë arsye në mosvazhdimit të takimeve, përkundrazi do të duhej që të këtë takime dhe diskutime për ato prioritetet strategjike që i kanë vendosur në takimin e 11 janarit të vitit 2014, që të diskutoheshin dhe t’i konkretizonin përmes bashkëpunimit dhe projekteve konkrete”, ka thënë Zogaj. Sipas tij, takimi i parë ka qenë një takim inaugurues, ndërsa takimi tjetër duhet të jetë takim i punës konkrete prej projekte konkrete.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
Sofra e poezisë: Dervish Salihu
DERVISH SALIHU Hej dynja dynja e shkretë Hej dynja dynja e shkretë Për mymyn koke igjet Si t’ia baj…
Related
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974…
Related
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Tradita e hasjanëve…
Related Stories
Lajme
Brovina nuk po ndjehet mirë
Deputetja më e vjetër, njëherësh kryesuese e Kuvendit deri në zgjedhjen e Kryeparlamentarit, Flora Brovina, thotë së nuk…
Lajme
Berisha: Viti 2014, ishte vit i korrupsionit në Prizren
Asamblisti i Bashkimit Demokratik,Shani Berisha vlerëson se viti 2014-të në Komunën e Prizrenit është karakterizuar me keqqeverisje dhe…
Ballina
Emigrantët rikthehen për festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në Portin e Durrësit
Festat e fundvitit kanë rikthyer fluksin e emigrantëve në pikat kufitare. Porti i Durrësit ka regjistruar një nga…