Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, mendon se akoma ka nevojë për përmirësime pavarësisht startit të mirë këtë sezon.
Transferimi i ri nga Barcelona, nisi karrierën suksesshëm me “topçinjtë” duke shënuar 12 gola në 18 ndeshjet e para.
Edhe pse ai u bë më i pëlqyeri nga fansat e Arsenalit, kiliani beson se i duhen akoma përmirësime në mënyrë që të përforcojë lojën e tij.
“Pak nga pak po fitoj besimin te bashkëlojtarët dhe po mësoj më shumë”, ka thënë Sanchez, transmeton Koha.
“Në fillim kisha probleme t’i kuptoja ata, lëvizjet e tyre, por çdo herë po fitoj besimin në vete”.
“Kam nisur t’i mësoj lëvizjet e tyre dhe po mësohem që t’u ndihmoj – padyshim që më duhet të përmirësohem akoma. Duhet të mbaj më pak topin dhe të luaj me një prekje, kjo është qenësore”.
Sanchez iu bashkua Arsenalit për 30 milionë funte.