Reshjet e borës, kujdes në “Rrugën e Kombit”
📑 Table of Contents ▾
Reshjet e borës vijojnë në zonat e thella veriore të vendit ndonëse nuk ka akse të bllokuara apo zona të izoluara. Megjithatë qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Kombit bëhet vetëm me zinxhirë. E njëjta situatë paraqitet edhe në Rrugën e Arbrit, ku për shkak të ngricave mjetet mund të lëvizin vetëm me zinxhirë. Borëbastrueset janë prezente nëpër rrugë duke hedhur kripë dhe skorje.
Në të gjithë Qarkun e Kukësit reshjet e borës po bien me intensitet të shoqëruara edhe me erëra të forta.
Në zonat e thella si Shishtaveci trashësia e borës ka shkuar deri në 10 centimetra, ndërkohë që reshjet vijojnë me intensitet të lartë.
Në Kukës, Krumë e Bajram Curri trashësia e borës është rreth 5 cm.
Sipas shtabit të Emergjencave Civile gjatë orëve të natës në të gjitha akset rrugore ka pasur ngrica, të cilat kanë detyrar kompanitë e pastrimit të rrugëve që të hedhin kripë për të parandaluar aksidentet e mundshme rrugore. Aktualisht, reshje bore vërehen dhe në rrugën e Kombit që kap Qarku i Kukësit, ku 5 mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë dhe skorje për të mbajtur të hapura të dyja Korsitë.
Nuk raportohet për zona të izoluara, megjithatë Shërbimi Meteorologjik ka parashikuar reshje të dendura bore për tre ditët e ardhshme.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
Sofra e poezisë: Dervish Salihu
DERVISH SALIHU Hej dynja dynja e shkretë Hej dynja dynja e shkretë Për mymyn koke igjet Si t’ia baj…
Related
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974…
Related
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Tradita e hasjanëve…
Related Stories
Lajme
Arrestohet Fitim Lladrovci i dyshuar për terrorizëm
Arrestimi i Lladrovcit ka ndodhur sot, gjatë mesditës, pas një bastisje në pronën e tij Njësiti Antiterror i…
Ballina
Presidentja Jahjaga në vijë me PDK-në
Pas disa ditësh heshtjeje lajmërohet Presidenca, kërkon qeveri përfshirëse. Edhe pse koalicioni paszgjedhor hoqi dorë nga kryeparlamentari për…
Ballina
Rrëfimet që ia dhënë emrin Teqesë së Madhe
Është fillimi i muajit Muharrem dhe dervishët, që këtë e konsiderojnë të shenjtë, nisin agjërimin. I përkushtohen Zotit,…