Vlera e muajit Muharrem dhe agjërimi i ditës së Ashurës

Vetë fjala Muharrem ne gjuhën arabe d.m.th “e ndaluar” .Në ajetin e sipërmendur ku ka thënë Allahu “dhe mos e dëmtoni veten tuaj në ata“ pra në muajt e ndaluara sepse mëkati është më i madh në këta muaj sesa te tjerët . Kurse Abdullah ibn...

1260 0

Vetë fjala Muharrem ne gjuhën arabe d.m.th “e ndaluar” .Në ajetin e sipërmendur ku ka thënë Allahu “dhe mos e dëmtoni veten tuaj në ata

pra në muajt e ndaluara sepse mëkati është më i madh në këta muaj sesa te tjerët .

Kurse Abdullah ibn Abbasi ka thënë për këtë ajet: mos e dëmto veten tënde në çdo muaj, e më pas Allahu i ka veçuar këta katër muaj,

i ka bërë të ndaluar dhe e ka madhëruar shenjtërinë e tyre, ku  mëkatimin edhe shpërblimin i ka shumëfishuar në këta muaj .

VLERA E AGJËRIMIT TË MUAJIT MUHARREM

Transmetohet nga ebi hurejre r.a i cili ka thënë: ka thënë i dërguari sal-lallahu alejhi we sel-lem:

“Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut Muharrem” [ Transmeton Muslimi nr.1982].

I dërguari Allahut këtë e quajti muaj i Allahut për shkak të vlerës dhe madhërisë. Është vërtetuar se i dërguari sal-lallahu alejhi we sel-lem nuk e ka agjëruar

asnjë muaj tërësisht përpos muajit të Ramazanit ,kështu që nga ky hadith nënkuptojmë vlerën e agjërimit sa më shumë të ditëve të këtij muaji të bekuar.

DITA E ASHURES NË HISTORI

Transmetohet nga Abdullah ibn Abbasi i cili ka thënë: Erdhi i dërguari Allahut sal-lallahu alejhi we sel-lem në Medinë dhe i pa çifutët duke agjëruar ditën e Ashures

dhe tha: ç’është kjo? I thanë: Kjo është ditë e mirë, në këtë ditë Allahu i shpëtoi beni Israilët nga armiku i tyre dhe e ka agjëruar këtë ditë Musai alejhi

selam.Tha:Unë jam më meritor për Musain alejhi selam sesa ju, dhe e agjëroi këtë ditë dhe ka urdhëruar që të agjërojnë”. [Transmeton Buhariu nr.1865]

Në transmetimin e Muslimit është përmendur në hadith:”Kjo është një ditë e madhe, në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain alejhi selam dhe popullin e tij,

dhe e fundosi Faraonin dhe popullin e tij, dhe e ka agjëruar Musa alejhi selam në shenjë falënderimi ndaj Allahut andaj edhe ne e agjërojmë këtë ditë”.

Kurse në transmetimin e imam Ahmedit është përmendur kështu:”…dhe kjo është dita kur është ndalur anija(e Nuhit a.s.) në kodrën Xhudij dhe

e ka agjëruar këtë ditë Nuhi a.s. në shenj falënderimi ndaj Allahut”.

Poashtu transmetohet nga Buhariu se i dërguari sal-lallahu alejhi we sel-lem i ka thënë shokëve të tij:” Ju jeni më meritor për Musain alejhi selam

sesa ata (çifutët) andaj agjëronje këtë ditë”.

Agjërimi i ditës se Ashures ka qenë traditë e njohur edhe në periudhën e injorancës (para shpalljes së Muhammedit sal-lallahu alejhi we sel-lem)

dhe transmetohet nga Aisheja r.a. e cila ka thënë: Populli i injorancës agjëronin këtë ditë.

Thotë imam el-Kurtubi: me siguri Kurejshëve i ka mbetur kjo traditë nga feja e Ibrahimit a.s. dhe është vërtetuar se i dërguari sal-lallahu alejhi we sel-lem

ka agjëruar këtë ditë edhe në Mekke para se të shpërngulej në Medinë,pastaj ka hasur te çifutët të cilët e festonin këtë ditë, gratë e tyre u stolisnin me

rroba të bukura, dhe për tu dalluar besimtarët nga jobesimtarët i dërguari sal-lallahu alejhi we sel-lem nuk iu lejoi myslimanëve kremtimin kësaj dite por

i urdhëroi besimtarët me agjërim.

VLERA E AGJËRIMIT TË DITËS SË ASHURES

Transmetohet nga ibni Abbasi r.a. i cili ka thënë: Asnjë herë nuk e kam parë të dërguarin sal-lallahu alejhi we sel-lem më të kujdesshëm në agjërim

sesa për agjërimin e ditës së Ashures dhe muajit të Ramazanit.[Buhariu nr.1867].

Poashtu ka thënë i dërguari sal-lallahu alejhi we sel-lem:”Me agjërimin e ditës së Ashures shpresoj tek Allahu të mi fal mëkatet e vitit të kaluar”.[Muslimi 1976].

Pra kjo është dhuntia e Allahut xh.sh. dhe mëshira e Tij ndaj besimtarëve ku për një ditë të agjërimit vullnetarë i shlyen gjynahet e një viti.

Andaj të jemi sa më të kujdesshëm që mos na kaloj kjo datë pa e agjëruar.

CILA DITË ËSHTË ASHURA?

Vet fjala “Ashura” në gjuhën arabe d.m.th. “e dhjeta” pra dita e dhjetë e muajit Muharrem.

ËSHTË SUNNET QË TË AGJËROHET DITA E NËNTË DHE E DHJETË E KËTIJ MUAJI

Transmetohet nga Abdullah ibni Abbas: Kur agjëroi i dërguari sal-lallahu alejhi we sel-lem ditën e dhjetë dhe urdhëroi për të agjëruar ,

i thanë shokët e tij:Këtë ditë e madhërojnë çifutët dhe të krishterët o i dërguar i Allahut! Ai jua ktheu duke thënë:”Kur të vjen viti i ardhshëm

inshaAllah e agjërojmë edhe ditën e nëntë”,dhe nuk e përjetoi i dërguari sal-lallahu alejhi we sel-lem vitin e ardhshëm dhe vdiq.[muslimi nr.1916].

Megjithatë agjërimi i ditës se nëntë mbetet sunnet i të dërguarit sal-lallahu alejhi we sel-lem për ummetin e tij edhe pse nuk e ka përjetuar këtë ditë

të agjërimit, sepse po të ishte gjallë e kishte agjëruar këtë ditë.

Shejhul islam ibnu Tejmijjeh thotë: Kuptohet qartë nga ky hadith se qëllimi i agjërimit të ditës së nëntë dhe dhjetë të muajit Muharrem është

të dalluarit nga ithtarët e librit (çifutët dhe të krishterët) dhe mos përngjarja me ta.

CILAT MËKATE FALEN ME AGJËRIMIN E DITËS ASHURA

Thotë imam Neueuiu: Me agjërimin e ditës Ashure falen të gjitha mëkatet e vogla përpos mëkateve të mëdha.

Poashtu thotë ibnu Tejmijjeh: Abdesi,namazi,agjërimi i muajit të ramazanit,ditës së arafatit dhe ditës se ashures falen vetëm mëkatet e vogla.

Ndërsa sa i përket mëkateve të mëdha duhet penduar me kushtet e pendimit.

RISIT(BIDATET) E DITËS SË ASHURES

Është pyetur shejhul-islam ibnu Tejmijjeh [Allahu e mëshiroftë] për veprimet që veprojnë njerëzit në ditën e Ashures si p.sh. lyerja e duarve me kanë,

larja e trupit,përshëndetjet,zierja e farave(grurit),kremtimet etj. A janë të bazuara këto veprime në Kur’an dhe sunnet apo jo?

Përgjigjja: Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar, për asnjë vepër të tillë nuk është transmetuar ndonjë hadith nga i dërguari sal-lallahu alejhi we sel-lem

as nga shokët e tij, e as që e ka pëlqyer dikush prej dijetarëve islam apo dikush nga katër imamët ose dikush tjetër, as që është transmetuar ndonjë

argument i saktë apo i pasaktë për gjëra tilla në librat më me famë islame nga i dërguari sal-lallahu alejhi we sel-lem apo sahabet apo tabiinët.

Më pas tregon ibnu Tejmijjeh ngjarjet dhe sprovat që kanë ndodhur në fillimin e këtij ummeti si vrasjen e Husejnit r.a., dhe çka  kanë shpikur sektet

dhe grupacionet më pas, në vazhdim thotë:

Kanë dal grupe njerëzish injorantë dhe dëmbërës dhe janë të ndarë në dy sekte:

1. Shtrembëruese së të vërtetës, hipokrite, ose

2.Të humbur e degjeneruar të cilët pretendojnë dashurin e të dërguarit sal-lallahu alejhi we sel-lem dhe familjes së tij e shëndrrojnë ditën e Ashures në

ditë te pikëllimit dhe vajtimit, ku demonstrojnë simbole të injorancës si rrahja e vetes, shkoqja e rrobave, brohoritja me ngushëllime të injorancës,

recitime të poezive pikëlluese si dhe transmetimin e tregimeve të rrejshme e të trilluara dhe nuk ka në te asgjë të vërtet përpos ripërtëritjes së pikëllimit,

radikalizmit, revoltimit të urrejtjes, luftës dhe shpikjen e fitneve në mesin e myslimanëve dhe gradualisht arrijnë deri tek sharja e sahabeve …

Sherrin dhe dëmin e këtyre ndaj islamit dhe myslimanëve nuk mund ti numëroi as njeriu i cili është më orator në gjuhën e tij.

Pra të cilët kanë ra në ketë besëtytni ose janë radikalët dhe ekstremistët ndaj Husejnit r.a. (shiat me grupet e tyre), ose i takojnë grupit të injorantëve të cilët

të keqes iu kanë përgjigjur me të keqe dhe gënjeshtrës me gënjeshtër dhe bidatit me bidat, kanë shpikur tradita që simbolizojnë gëzimin dhe kremtimin

e ditës së Ashures me lyerjen e kanës, harxhimet brenda familjes me zierjen e ushqimeve (ëmbëlsirave) të dalluara nga ditët e zakonshme, e gjëra

të ndryshme sikur që bëhen në ditët e bajrameve dhe gëzimeve, pra këta e konsiderojnë ditën e Ashures ditë të bajramit dhe të gëzimit,kurse ata të parët e

konsiderojnë ditë zie dhe pikëllimi dhe që të dyja grupet janë jashtë sunnetit të Muhammedit sal-lallahu alejhi we sel-lem. [El-Fetawel Kubra- Ibnu Tejmijjeh].

Lexues të nderuar! Sa jemi nevojtarë për këto ditë të begatshme të Allahut, që të na falen gabimet dhe gjynahet tona dhe të jemi robër falënderues të Madhit Allah,

andaj sëbashku të jemi më të kujdesshëm në shfrytëzimin e këtyre ditëve duke e përkujtuar njeri-tjetrin me agjërim dhe adhurim.

E lusim Allahun e Madhëruar të na bëj prej pasuesve të sunnetit të Muhammedit sal-lallahu alejhi we sel-lem dhe të na gjallëroj me islam dhe të vdesim me iman.

E lusim Allahun të na ndihmoj në përmendjen, falënderimin dhe adhurimin ndaj Tij, e lusim të na i pranoj lutjet tona dhe të na bëj të devotshëm.

Paqja dhe mëshira Allahut qoftë mbi Muhammedin sal-lallahu alejhi we sel-lem dhe mbi familjen dhe shokët e tij. Amiin

Përktheu dhe përshtati:

Hadith Miftari –  per Hasi i Thate

 

Nje lajm tjeter gjindet ketu Furra Kameri ne

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article