Pastrojeni, ushqejeni dhe forcojeni lëkurën

Rrushi i bardhë është bërë hit në kozmetikë, duke qenë se përbërësit kryesorë të tij janë të krijuar për kujdes të veçantë edhe ndaj lëkurës. Të çmuara janë vitaminat e tij (A, B, C, E), mineralet (natrium, fosfor, kalcium, magnez), acidet e pangopura yndyrore dhe...

31 0

Rrushi i bardhë është bërë hit në kozmetikë, duke qenë se përbërësit kryesorë të tij janë të krijuar për kujdes të veçantë edhe ndaj lëkurës.

Të çmuara janë vitaminat e tij (A, B, C, E), mineralet (natrium, fosfor, kalcium, magnez), acidet e pangopura yndyrore dhe acidet e pemëve, e në veçanti polifenolet, të cilat e mbrojnë lëkurën nga plakja. Rrushi e pastron, e dezinfekton lëkurën dhe ngushton poret, ndërsa polifenolet i eliminojnë radikalet e lira.

Prandaj, pastrojeni, ushqejeni dhe forcojeni lëkurën me rrush, ose të fermentuar ose (në kuadër të këshillave tona) preparateve për ushqim, transmeton Telegrafi.

Maska për çdo ten
Që ta bëni vetë maskën ushqyese ju nevojitet rrush i bardhë. Tretni vezët dhe shtoni tri lugë qumësht të freskët, lëng nga gjysmë limoni dhe 7-10 kokrra të shtrydhura mirë. Maskën vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 30 minuta, pastaj lajeni me ujë të vakët. Përsëriteni këtë një herë në javë dhe do të vëreni që rrudhat e vogla rreth syve do të zhduken.

Tonik nga rrushi
Për freskimin e tenit më i miri është lëngu i freskët nga rrushi i bardhë. Qëroni 100 gramë rrush, përzieni në aparatin për lëng. Ky tonik vitaminoz njëkohësisht pastron dhe forcon lëkurën. Lëkurën lageni sa më shumë me këtë lëng dhe pas dhjetë minutash pastrojeni me ujë të vakët.

Piling për lëkurë të butë
Që lëkura juaj të jetë e pastër dhe e butë, pavarësisht tipit, duhet që rregullisht t’i largoni qelizat e vdekura. Pilingu nga rrushi e pastron lëkurën dhe ia kthen shkëlqimin. Shtrydhni 5-7 kokrra dhe përziejini me një lugë grurë të grirë. Preparatin vendoseni në fytyrë të njomë me lëvizje rrethore, dhe më pas pastrojeni me ujë të vakët.

Mposhtni puçrrat
Nëse keni lëkurë të papastër ose puçrra, shtrydhni 5-7 kokrra të rrushit të bardhë dhe përziejini me një lugë tërshërë të grirë. Preparatin vendoseni në fytyrë dhe lajeni me ujë të vakët pas 15 minutash.

Rrushi ngushton poret dhe freskon tenin
Nëse poret në fytyrën tuaj janë hapur dukshëm ose nëse lëkura juaj duket e lodhshme, fërkojeni fytyrën me rrush të freskët të shtrydhur ose bëni lëng të cilin do ta qitni në fytyrë. Në të dyja rastet përbërësve ushqyes u nevojiten 20 minuta që të depërtojnë në lëkurë, të ngushtojnë poret dhe ta freskojnë tenin. Lajeni fytyrën me ujë të vakët pas çdo kure.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article