Kënga ‘O’NAJR’ të cilën e interpreton këngëtarja Kida ka kaluar mbi 2 milion klikime në kanalin ‘Youtube’.
Kjo këngë që është lansuar në muajt e verës ka qenë shumë e dëgjuar edhe në rrjetet sociale dhe ka qenë shumë e kërkuar edhe në televizionet dhe radiot tona.
Kida po ashtu po shijon edhe suksesin e këngës ‘M’ke rrejt’ këngë kjo e cila e bëri atë edhe më të popullarizuar.