Nuri Seferi do të përballet në fund të janarit me Nr. 1 të botës Krzysztof Glowacki në Poloni.

Kampioni aktual i Evropës dhe nr. 3 i botës në kategorinë “Cruiser” Nuri Seferi do të përballet në fund të janarit me Nr. 1 të botës Krzysztof Glowacki në Poloni. Kampioni aktual i Evropës dhe nr. 3 i botës në kategorinë “Cruiser” Nuri Seferi do...

330 0

Kampioni aktual i Evropës dhe nr. 3 i botës në kategorinë “Cruiser” Nuri Seferi do të përballet në fund të janarit me Nr. 1 të botës Krzysztof Glowacki në Poloni.

Kampioni aktual i Evropës dhe nr. 3 i botës në kategorinë “Cruiser” Nuri Seferi do të përballet në fund të janarit me Nr. 1 të botës Krzysztof Glowacki në vendin e këtij të fundit, në Poloni! Lufta Seferi vs. Glowacki është pjesë e një Turneu Eliminator që e ka përzgjedhur Federata WBO në asamblenë e saj të fundit në Las Vegas.
Përpos Seferit dhe Glowacki-t në këtë turne marrin pjesë edhe dy britanikë, ata janë Tony Bellew dhe Nathan Cleverly. Kjo do të thotë se fituesi i duelit Seferi vs. Glowacki do të përballet në finale me fituesin e duelit Nahan Cleverly vs. Tony Bellew dhe fituesi i finales do të shpallet përfundimisht kundërshtar i domosdoshëm i kampionit WBO të botës i cili aktualisht është Marco Huck, thuhet në një njoftim për medie nga menaxhmenti i Nuri Seferit.

“WBO e kishte caktuar datën 15 nëntor 2014 si datë përfundimtare për të gjetur marrëveshje mes promotorit të Seferit dhe promotorit të polakut Glowacki. Tani, promotorët në pajtim me boksierët e tyre kanë lidhur marrëveshje dhe është vendosur që të boksohet në Poloni ku ka televizione më të fuqishme për të financuar këtë eveniment të madh. Ne të gjithë e kemi të qartë se nuk është e lehtë të fitojmë në një shtet tërësisht të huaj, por besojmë në drejtësi dhe në korrektësi të Federatës WBO andaj jemi të bindur se me stërvitje të mira Nuriu dota mposhtë Nr. 1 të botës dhe pastaj poashtu fituesin e duelit Bellew vs. Cleverly”, thotë Luan Dreshaj.

Boksieri nga Wales, Nathan Cleverly ka kaluar nga kategoria gjysmë e rëndë në kategorinë Cruiser. Ai është një ndër talentet më të mëdhenj të boksit në Britaninë e Madhe. Dueli Cleverly vs. Bellew do të zhvillohet më 22 Nëntor 2014. Këta të dy kanë luftuar mes veti në vitin 2011 ku fitues me poena kishte dalë Cleverly. Jemi shumë kurreshtarë për të parë se kush do të dalë fitues në duelin e dytë të tyre.

Kundërshtari i parë i Seferit, polaku Krzysztof Glowacki deri tani i ka zhvilluar 23 duele dhe ka fituar 23 herë, 15 herë me K.O. Ai e mban titullin WBO Inter-Continental dhe poziten e parë në ranglisten botërore. Pra një kundërshtar që më i vështirë nuk mund të ishte, është vetëm 28 vjeçar, 10 vite më i ri se boksieri shqiptar i cili ka bindje të madhe në fitoren e tij.

Nuri Seferi me këtë rast thotë: “Ky turne me emra të mëdhenj të boksit botëror më motivon shumë, stërvitjet për këtë duel do t`i zhvilloj në Hamburg të Gjermanisë dhe do të sakrifikoj çdo gjë për këtë fitore. Dua të ngre Flamurin Kuq e Zi në Poloni, dua të bëj kombin tim krenar, do të luftoj deri në pikën e fundit për fitore.”

Ky do të jetë padyshim dueli më i rëndësishëm në karrierën e boksierit shqiptar Nuri Seferi. Datën e saktë të luftës do ta publikojmë së shpejti, gjithsesi do të jetë në fund të janarit, thuhet në njoftimin e menaxhmentit të boksierit shqiptar me qendrim në Zvicër, Nuri Seferi

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article