Pas fitores ndaj Turqisë, sulmuesi brazilian, Neymar, ka deklaruar se aktualisht është në formën e tij jetësore.
Kapiteni i Selecaos shënoi dy gola në fitoren prej 4-0 në ndeshjen miqësore në Stamboll, duke ngritur në 42 numrin e golave me përfaqësuesen (në 59 ndeshje).
Duke qenë se 22-vjeçari po kalon formë të mirë edhe te Barcelona, gazetari i TV Globo e ka pyetur nëse po kalon formën më të mirë të karrierës së tij deri më tani dhe përgjigja ishte: “Po!”.
“Nuk e prisja këtë, nuk mund të jem më i gëzuar (që shënova dy gola)”.
“Mirëpo, unë gjithmonë kërkoj më shumë. Nuk dua të mbetem në këtë nivel”, ka deklaruar Neymar.