Përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, ka treguar se i ka kërkuar Adnan Januzajt të luajë krejtësisht rol ndryshe në krahasim me atë që bën te Manchester United.
Anësori është në detyrë me përfaqësuesen belge këtë javë në takimin kundër Uellsit për eliminatoret për Euro 2016, transmeton Koha.
“E kam parë që në dy ndeshjet e fundit ai ka luajtur në krah me Antonio Valencian. Van Gaal ka kërkuar nga ai që të qëndrojë sa më anash, por unë kërkoj krejtësisht të kundërtën, dua që ai të hyjë brenda”, ka thënë Wilmots.
“Dua që ai nga ana e djathtë të luajë me këmbën e majtë, të pasojë ose të gjuajë në gol”, ka shtuar përzgjedhësi belg.
Belgjika mbrëmë fitoi 3-1 në një miqësore të zhvilluar përballë Islandë, me Januzaj që ishte në 11-shen startuese.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
Shiko Tv Shqip Online - Radio Hasi Thate
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko ketu Tv Rtv 21 ktv…
Related
Tradita e hasjanëve për bukë - Video
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit, nuk ka ndërruar as recetën…
Related
Fshati i bukëpjekësve
Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në këto anë Sheh Salihu, që…