National Geographic reportazh për Bektashizmin shqiptar

Mbi kodra Në një mal të vetmuar në Shqipëri, besimtarët e mistikëve Sufi, kanë ridalë nga hijet e komunizmit – duke ftuar botën aty. Gazetarja dhe gjurmuesja e re e National Geographic, Grantee Mehves Lelic ka bërë një foto-reportazh për Sufit në Shqipëri. Ditët me...

1149 0

Mbi kodra

Në një mal të vetmuar në Shqipëri, besimtarët e mistikëve Sufi, kanë ridalë nga hijet e komunizmit – duke ftuar botën aty. Gazetarja dhe gjurmuesja e re e National Geographic, Grantee Mehves Lelic ka bërë një foto-reportazh për Sufit në Shqipëri.

Ditët me Dervishin

Në mëngjesin me vesë të 25 janarit, mjegulla me në fund largohet dhe ne mund të shohim drunjtë frutor të dardhës dhe mollës që i takojnë teqes së Babës Ismaili, apo shtëpizës së tij, në malet afër kufirit në mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Baba Ismaili është i vjetër, por ende energjik, ai që nga ora 8 e mëngjesit mbikëqyr dhe kryen punët e shtëpisë. Në këtë ditë, i përndritshme Dervishi Salu (të cilin Baba Ismaili e quan “dervishi flutur” për lëvizjen e tij të lehta sikurse duke fluturuar dhe me mendim të shpejt dhe të pjekur) ka zgjedhur që të vizitoi Baba Ismailin, një gjë që ka domethënien që ai e ka bërë një punë të mirë gjatë kësaj  kohe, thotë ai – kurse ai në të vërtetë ka bërë rrugë të gjatë për ta bërë këtë. Dervishi Salu zakonisht jeton dhe shërben në qendrën e Bektashive në Tiranë, duke u kujdesur për teqen, duke mirëpritur dhe ndihmuar vizitorët, natyrisht, duke ju shërbyer atyre kafe zyrtare, raki dhe bonbone. Një shërbim i këtillë është formë e traditës së admirimit të Bektashive.

Bektashitë janë tertip i Sufit që ka origjinë në shekullin XIII në Anadoll dhe shpejt përhapi ndikimi i tij. Doktrina mistike (në terma të përgjithshëm, e pashkruar) kërkon një interpretim figurativ tekstual dhe tradicional islamik, i cili është i veçantë në një gjë që shumë të shpejt, më vonë ndanë besimtarët e tij nga rryma e tyre qendrore e Islamit Sunni, në kohën kur ky besim pranojë në gjirin e vet grupe të shumta radikale. Konflikti i fundit në mes të Bektashive dhe grupeve Salafi kishte të bënte me menaxhimin e një teqeje në Maqedoni – të cilës ju vu flaka – që është një tjetër instalim i ciklit të asgjësimit, dëbimit dhe përgjimëve kundër tyre.

Kanali i një pellgu

Papritmas Baba Ismaili i fton të gjithë afër kopshtit të tij dhe tregon një fushë me dy maje me borë. Pastaj ai krenarë dhe rastësisht tregon që dikur ai shporri një mallkim që ishte aty.

Baba Ismail është një figurë shumë e respektuar shpirtërore brenda sektit Bektashi, një person që rezonon një energji unike që i takon një kohe të kaluar: njerëzit që vinë ta shohin atë janë njerëz të cilët punojnë për të dhe njerëz që i besojnë,  pajtohen me të dhe ndonjëherë duken të frikësuar nga ainë të njëjtën kohë. Nuk ishte ai që shkatërroi pronën publike duke ndërtuar një kanal. Ishte kryetari i disa fshatrave në këtë vend të vetmuar që dëshironte të rizgjidhej në zgjedhje andaj ai erdhi tek Baba Ismaili për të kërkuar këshillat e tij dhe ta merr miratimin e tij – një garanci për një fitore të radhës. Baba Ismaili i kërkoj atij një akt të mirësisë si rikthim: të kenë një pellg dyfunksional duke hapur një kanal për ta ujitur fushën. Kryetari tha “po” kurse tjetra është histori. Tani fushat kanë formuar një shtrat buzë lumit që po funksionon dhe ato janë të mbushura plot fruta.

Një datë e panjohur

Teqeja është shumë modeste, një ndërtesë dy kateshe që mëzi duket nga mali, që është në një rrugë të paasfaltuar e gjatë rreth 35 km. E para kalon nëpërmes varrezave ku prehen liderët shpirtërorë të se kaluarës e që janë të varrosur në teqe. Baba Ismaili tashmë ka autorizuar gurin e varrit të tij në varrezë: një bllok në formë zemre nga mermeri. Ai nuk mendon se do të jetojë deri në shekullin tjetër, kështu që ka shkruar vetëm dy numrat e parë të vdekjes së tij: 20-, pra një datë e panjohur. Pas varrezave është një mal i vogël që shtrihet buzë shtëpisë. Kur vizitorët vinë nga fshati për ta parë atë, ata ndjekin këtë rrugë për në teqe, ku ata priten me zemërgjerësi. Modestia e mikpritjes nga Bektashitë për mysafirët e tyre është e njohur në çdo pjesë të botës.

Dua dhe mësoj

Gjatë disa dekadave nën regjimin komunist të diktatorit Enver Hoxha, aktiviteti i Bektashive ishte i ndaluar, ashtu sikurse shumica e religjioneve të tjera në Shqipëri. Ishte një praktikë e zakonshme për të mbyllur teçetë dhe xhamitë, kishat dhe varrezat afër tyre. Në dhomën e gjumit të Baba Ismaili, në mes të portreteve të 12 imamëve, Juzusit, Marisë dhe Qabas, ai ka edhe një foto të djalit të tij, të cilit në shkollë i kishin thënë që ta shkatërronte teqen. Ai refuzoi dhe sakaq ishte zhdukur.

Sot sekti Bektashi gëzon një frymë të njëtrajtshme të aktivitetit në Shqipëri. Ata kanë marrë shumicën e tokës që historikisht i ka takuar teqes e që ata e kanë shpëtuar nga syri vigjilent i njerëzve të diktatorit. Pjesa tjetër është rindërtuar. Disa kanë planet për të zgjeruar këto ndërtime më shumë me hotele dhe restorante për t’ju mundësuar më shumë vende vizitorëve që shkojnë në këtë mjedis shpirtëror dhe energjk. Disa, sikurse Baba Ismaili, dëshirojnë që të mbetet një vend ashtu i vetmuar por dyert e tyre gjithmonë do të jenë të hapur për të gjithë ata që udhëtojnë, në erë nëpërmes maleve për të kërkuar ndonjë këshillë shpirtërore.

 

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article