Dervishët: Rrymat radikale në BIK na përzunë me përçmim

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës ekziston me dekada, por atë nuk e njeh Ligji për Liritë Fetare. Bashkësia Islame e Kosovës pretendon se dervishët janë pjesë e kësaj bashkësie, derisa vetë dervishët thonë se janë përzënë me injorim nga rrymat radikale në BIK. Express sjell...

1095 0

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës ekziston me dekada, por atë nuk e njeh Ligji për Liritë Fetare. Bashkësia Islame e Kosovës pretendon se dervishët janë pjesë e kësaj bashkësie, derisa vetë dervishët thonë se janë përzënë me injorim nga rrymat radikale në BIK. Express sjell rrëfimin mbi përpjekjet e këtij komuniteti kosovar me mbi 200 mijë pasues për tu përligjur

Komuniteti i sufistëve, apo siç njihen ndryshe dervishët, ani pse thonë se i përkasin konfesionit islam dhe janë pasues të pejgamberit Muhamed, ata që nga viti 1952 veprojnë ndaras prej Bashkësisë Islame, i cili është institucioni që përfaqëson numrin më të madh të besimtarëve mysliman në Kosovë.

Kjo ndarje, sipas sheh Lulzim Shehut, ndodhi për shkak se ky komunitet u përzu nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) qysh në vitet e 50-ta.

“Bashkësia Islame në vitin 1952 na ka larguar sepse ata e ndërrojnë natyrën e vet dhe paraqitjen, në vitet e 50-ta ata paraqiteshin si modernistë duke i konsideruar elementet sufiste si të prapambetura”.

Përpjekjet e këtij komuniteti për t’u bërë një me BIK”un ekzistuan ndër vite, pretendojnë ata. Kështu, në vitin 1972-73 thonë se ndërmorën iniciativë për bashkim, përpjekje e cila ishte refuzuar nga njerëzit e atëhershëm të BIK.

Për këtë gjë Sheh Lulzim Shehu, zyrtar kontaktues në Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës, thotë se kanë edhe dokumente. Si pasojë dervishët u detyruan që në vitin 1974 të formojnë Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës, e cila bashkësi ekziston edhe sot dhe ka të njëjtën seli qe 40 vite.

Pavarësisht se besimtarët sufi janë rreth 200 mijë në numër, ata nuk njihen dhe nuk përmenden në ligjin aktual për të drejtat dhe liritë fetare në të cilin ligj janë të përfshira 5 komunitete fetare. Përse një gjë e tillë ka ndodhur. As Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës nuk përmendet në këtë ligj, sheh Lulzimi e ka një shpjegim pse ka ndodhur kjo.

“Përse nuk na kanë përfshirë në ligj është e metë dhe injorance e ligjvënësit. Nuk e them se ligjvënësit e kanë bërë këtë me keqdashje, por për shkak te injorancës. Ky shtet për 12 hebrejë ka gjetur vend ne ligj, ndërsa 200 mijë shqiptarë me frymën fetare te sufive nuk paraqiten ne ligj, këtu mundet me qenë mosdija por edhe influenca. Bashkësia Islame vjen nga Beogradi, apo Sarajeva, Bashkësitë e tjera financimin e kanë nga agjenturat dhe shtetet e tjera, Bashkësia e Tarikateve të Kosovës është e vetmja bashkësi me origjine nga Kosova”, Shprehet sheh Lulzimi.

Ai thotë se ata edhe në vitin 2011 e formuan një komision i cili u takua me anëtarët e BIK’ut me qëllim të bashkimit, por një gjë e tillë nuk rezultoi me sukses, ndërsa këtë refuzim ai e lidh me rrymat e reja fetare, të cilat janë paraqitur pasluftës në Kosovë dhe thotë se Bashkësia Islame po ndërron siç po ndërron koha dhe e rëndësishme për ta është se ku e marrin rrogën, “Kush i jep rrogat e udhëheq BIK-un”.

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës ankesa ka edhe ndaj udhëheqjes shtetërorë. Pasi që nuk njihen si komunitet fetar, institucionet tona në raste të veçanta thërrasin përfaqësues bektashinj nga Shqipëria.

“200 mijë njerëz janë te frymës fetare sufiste e udhëheqësi nuk e njeh këtë popullatë. Në vend se të na thërrasin neve që i kemi afër 100 teqe në Kosovë ndërsa është vetëm një teqe e bektashive e cila pas luftës është lidhur me Bashkësinë e Tarikateve në Tiranë. Zyrtarët tanë e thërrasin baba Mondin që të na përfaqësoj neve në Kosovë. Kjo është sikur një burrë gjate marrëdhënies me gruan e tij te shikoj filma porno. Këta nuk dinë, nuk e meritojnë udhëheqjen e popullit, nuk e njohin popullatën e vet.”, thotë zyrtari i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës

Sheh Lulzim Shehu për të gjithë këtë aktualitet fetar në Kosovë ka një mendim personal, ai shprehet se shteti është i kapur nga një frymë ekstremiste dhe konservative, djemtë më të mirë që i ka Kosova i ka marrë kjo frymë dhe kjo për shkak se ata kanë qenë pak naiv dhe të padijshëm shprehet ai.

Ai flet edhe për pagat që marrin imamët e Bashkësisë Islame, shamitë nëpër shkolla dhe kërcënimet që i marrin nga ekstremistët islamik.

“Ne shehlerët nuk marrim rroga sikur imamët e Bashkësisë Islame dhe punojmë. Më herët hoxhallarët nuk janë përfshirë në pushtet, ndërsa tani kërkojnë ministrinë e tyre dhe shamitë nëpër shkolla. Teqet nuk e kërkojnë këtë, unë mendoj se një gjë e tille është mëkat për neve”, është shprehur Sheh Lulzim Shehu.

Gjithashtu deklaron se ata përpos që nuk njihen edhe iu sulmohen objektet e tyre fetare nga persona ekstremist ende të panjohur.

“Shefqet Krasniqi nuk na pranon publikisht si myslimanë, ndërsa njerëz të frymëve ekstremiste në Kosovë kanë shkruar edhe grafite kërcënuese nëpër teqet tona, na kanë quajtur “kjafir” gjë që sipas shehiriatit islam të cilin ne nuk e pranojmë i bie që edhe mund të na vrasin përderisa na konsiderojnë të tillë”.

Sipas tij, Avokatit i Popullit në draft-ligjin e ri për të drejtat dhe liritë fetare i cili pritet të shqyrtohet me konstituimin e Kuvendit, janë të përfshirë edhe sufistët si komunitet fetar.

Bashkësia Islame e Kosovës e cila në kushtetutën e saj (emri kushtetutë përdoret në vend te statutit) i përmend dervishët si pjesë të tyre, kurse teqet si prona nën menaxhim të tyre. Në këtë bashkësi deri tash nuk kanë pranuar të komentojnë për deklaratat e sofistëve që e drejtojnë organizatën Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.

Për të njëjtat pretendime të dervishëve në një rrëfim për Express kishte folur edhe sheh Ruzhdiu nga Gjakova, pjesë e Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës.

http://www.dailymotion.com/video/x29j7u8_sheh-ruzhdi-shehu_news#from=embediframe

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article