Përfaqësuesja e Holandës ka pësuar me rezultat 2-3 nga Meksika, në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Amsterdam ArenA.
Sulmuesi i Sociedadit, Carlos Vela, krijoi epërsi të hershme për mysafirët (8’), ndërkohë që Wesley Sneijder bëri që skuadrat të shkonin në pushim me rezultat të barabartë (40’).
Vela shënoi golin e dytë personal në minutën e 62-të, ndërsa Javier Hernandez e ngriti akoma më shumë avantazhin e meksikanëve (69’).
Holandezët arritën që të shënonin edhe një gol përmes Daley Blind (74’), megjithatë nuk i shpëtuan humbjes.