Rey Manaj është një nga talentet më premtues të Kombëtares së Shqipërisë, por i duhet të rritet ende në aspektin profesional.
De Biasi e ka në planet e tij të Francë 2016, por Manaj duhet të tregojë më të mirën e tij me Interin për të merituar një fanellë në Evropian.
Në intervistën e dhënë për “Opinion”, interesimit të gazetarit Blendi Fevziu lidhur me keqkuptimin qe ndodhi me Manaj, De Biasi i është përgjigjur se nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme.
“Ju përcoll diçka qe unë kisha thënë e cila ishte diçka pozitive dhe jo negative, dhe duke qenë se ai ndoshta nuk është shumë i zgjuar nga pikëpamja e komunikimit gaboi, por e kuptoi menjëherë gabimin dhe u pendua, por duhet thënë se është i ri dhe prandaj ndodhin këto gjëra”.

“Ai është vetëm 18 vjeç, ka lindur në vitin 1997, është një fëmijë, por është një djalë shumë i mirë. Nëse ai do të bëjë një kampionat të mirë me Interin patjetër që mund të jetë pjesë e ekipit në Francë, po nuk luajti do ta ketë më të vështirë”, ka thënë De Biasi.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Shiko Tv Shqip Online - Radio Hasi Thate
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko ketu Tv Rtv 21 ktv…
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
Tradita e hasjanëve për bukë - Video
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit, nuk ka ndërruar as recetën…
Related
Sofra e poezisë: Dervish Salihu
DERVISH SALIHU Hej dynja dynja e shkretë Hej dynja dynja e shkretë Për mymyn koke igjet Si t’ia baj…