Katër stile bukurie të frymëzuara nga stilistët botërorë

Të frymëzuar nga pamjet e ofruara nga sfilatat Couture të sezonit vjeshtë-dimër 2014, po ju sjellim më poshtë katër stile të përzgjedhura, me të cilat ju do jeni IN me tendencat më të fundit të stilistëve botërorë. The Craft Ky stil konsiston në theksimin e...

1013 0

Të frymëzuar nga pamjet e ofruara nga sfilatat Couture të sezonit vjeshtë-dimër 2014, po ju sjellim më poshtë katër stile të përzgjedhura, me të cilat ju do jeni IN me tendencat më të fundit të stilistëve botërorë.

The Craft
Ky stil konsiston në theksimin e syve përmes një lapsi ose peneli ngjyrë gri e hapur ose metali, si dhe në theksimin e mollëzave me buzëkuq me ngjyrë të lehtë rozë. Buzët duhet të jenë sa më natyrale. Ky stil këshillohet nga Dior.

Puff Piece
Ky stil i këshilluar nga ekspertët e bukurisë të Chanel konsiston në volumin e flokëve përmes zgjatjes, shkruan Ladyalbania. Ky stil është i përshtatshëm për ato femra që duan të bien në sy dhe që kanë një karakter të fortë e që shquhen për kreativitetin e tyre.

Wing Span
Stili Wing Span këshillohet nga drejtori kreativ i P& G, të Versace, ku ideja kryesore qëndron në theksimin e dukshëm të syve në nuancat e blusë së errët.

Smoke Show
Një stil ky i sugjeruar nga Giorgio Armani, ku theksi qëndron te buzët me nuanca të çelura të të kuqes, shegës e boronicës dhe me sfumimin e syve në tonalitete gri. Edhe ky stil është shumë natyral dhe i përshtatshëm për sezonin e vjeshtës.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article