Google fillon shpërndarjen e Android Lollipop (5.0)
📑 Table of Contents ▾
Google ka njoftuar se versioni i saj i fundit i sistemit operativ Android Lollipop (5.0) ka filluar të shpërndahet në linjën e pajisjeve të saj Nexus, dhe do tu paraqitet përdoruesve në telefonat e tyre shumë shpejtë.
Modelet e pajisjeve mobile që do të mbështeten me Android Lollipop dhe që janë konfirmuar deri më tani përfshijnë Nexus 4, 5, 6 dhe 7, ndërsa ende nuk dihet se cilat do të jenë modelet tjera të telefonave dhe tabletëve që do ta marrin përditësimin më të ri të Google.
Ajo që është thënë deri më tani për modelet tjera të pajisjeve mobile dhe Android Lollipop ka qenë se “versioni më i ri i Android do të arrijë brenda disa javëve” që domethënë pak për përdoruesit e telefonave në platformën mobile të Google.
Siç dihet tashmë, Lollipop do të sjell pamje krejtësisht të re me Material Design, ruajtje më të mirë të baterisë, njoftime të përmirësuara dhe jo vetëm kaq.
Related Stories
Ballina
Nja shqiptar nga Hasi hap furrë buke në Varshavë të Polonisë
Një shqiptar nga Hasi i Prizrenit ka hapur furrën e bukës në Varshavë të Polonisë. Kështu ai është…
Teknologji
Surface Book vs MacBook Pro: Nga më i liri tek më i shtrenjti
Microsoft demostroi gjatë evenimentit të 6 tetorit se nuk i trembet aspak një ballafaqimi të laptopëve të rinj…
Ballina
Mahnitëse: Ja si filloi dhe ja si mbaroi epoka Fergusson te United (Foto)
Sir Alex Ferguson natyrisht se ka mbetur legjendë në mesin e tifozëve të Manchester United, por edhe më…