Fiton drejtësia, CAS i jep 3 pikët Shqipërisë

Drejtësi më në fund për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit. Cas publikoi në orët e para të kësaj të premte vendimin duke i...

1929 0

Drejtësi më në fund për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit. Cas publikoi në orët e para të kësaj të premte vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë e duke rrëzuar njëkohsisht vendimet e mëparshme të Komisionit të Disiplinës dhe atij të Apelit të Uefa-s, që I kishin dhënë fitoren kombëtares serbe. Një fitore në tavolinë që pothuajse i jep sigurinë e vendit në play-off kombëtares shqiptare por e vendos tashmë në garë dhe për për vendin e dytë apo dhe atë të parë, që të kualifikon direkt për në fazën e finale të Euro 2016. Prej më shumë se 8 muajsh, Shqipëria qëndronte në dyert e gjykatave sportive, por vendimi I Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është më në fund drejtësia e munguar, e cila vonoi por nuk harroi. Shqipëria mori në Lozanë, atë që meritonte të merret që më 14 tetor në Beograd, ku dhuna dhe koret raciste të tifozerisë serbe kishin bërë të pamundur zhvillimin e një ndeshje, e cila duhej të ishte thjesht një sfidë futbolli.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article