Facebook e braktis Microsoft Bing

Facebook e ka ndërprerë përfshirjen e rezultateve të kërkimit nga motori i kërkimit të Microsoft, Bing, rezultatet e së cilës më nuk do të paraqiten në rrjetin social.   Vendimi i Facebook, i cili është konfirmuar nga zëdhënësi i kompanisë, thuhet se ka ardhur pas...

1265 0

Facebook e ka ndërprerë përfshirjen e rezultateve të kërkimit nga motori i kërkimit të Microsoft, Bing, rezultatet e së cilës më nuk do të paraqiten në rrjetin social.

 

Vendimi i Facebook, i cili është konfirmuar nga zëdhënësi i kompanisë, thuhet se ka ardhur pas dizajnimit të ri të makinës së kërkimit brenda rrjetit social, një vegël e cila është prezantuar të hënën, dhe e cila ua lejon përdoruesve të saj të gjejnë komentet e vjetra bashkë me informatat tjera të postuara nga miqtë e tyre në Facebook.

Vendimi mund ta pasqyrojë rëndësinë në rritje që Facebook ia ka dhënë teknologjisë së kërkimit në ueb, një treg që dihet se është i dominuar nga rivali Google, raporton Reuters.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article