Ngjyrosja e fytyrës për Halloween, është moment interesant, ndërsa koha kur kaloni duke frikësuar miqtë është shumë argëtuese.
Por, specialistët e lëkurës, nuk po kënaqen shumë me këtë lojë, transmeton Telegrafi.
Kjo, sepse ngjyrat që përdoren për të maskuar fytyrën, janë shumë të dëmshme për lëkurën.

Në të shumtën e rasteve, njerëzit lyejnë fytyrën me ngjyra që janë për letër apo pëlhurë, e kjo është një dëmtues shumë i madh i lëkurës.
Pas festës, tek shumë njerëz ka shpërthime të mëdha puçrrash.
Dhimbjet, imitimet dhe krruarjet janë të paevitueshme tek ata që e lyejnë fytyrën me ngjyra jo adekuate.