Mbrojtësi holandez, Stefan de Vrij, ka zbuluar se ishte afër Manchester Unitedit, por trajneri holandez, Louis van Gaal, e kishte këshilluar që mos të kalon te Djajtë e Kuq.
23-vjeçari u transferua te Lazio në vitin 2014 nga Feyenoordi, duke refuzuar kalimin te Unitedi.
“Louis van Gaal ka qenë një trajneri shumë i rëndësishëm për mua dhe kam mësuar shumë nga ai. Por, kjo nuk dikon që unë t’i bashkëngjitëm atij në Ligën Premier”, ka thënë holandezi rreth një kalimi të mundshëm te Unitedi.
“Pas Kupës së Botës ai ma ka thënë se Manchester Unitedi ishte diçka tjetër dhe se unë ende nuk isha gati. Pastaj erdhi Lazio me një ofertë serioze dhe në këtë rast Van Gaal më ka dhënë mendim pozitiv. Por, në fund doli se ishte një zgjidhja e mirë”, ka thënë për fund De Vrij gjatë një interviste me portalin holandeze HeldenOnline.