Brenda ISIS-it, gazetari i parë që lejohet të vizitojë terroristët

Gazetari i parë perëndimor që Shteti Islamik e ka lejuar të futet në territorin e kontrolluar nga terroristët e ISIS-it është Jurgen Todenhoefer. Ai i ka kaluar 10 ditë në Siri dhe Irak, më sakt pjesën që kontrollohet Shteti Islamik ndërsa nga aty ka dal...

901 0

Gazetari i parë perëndimor që Shteti Islamik e ka lejuar të futet në territorin e kontrolluar nga terroristët e ISIS-it është Jurgen Todenhoefer.

Ai i ka kaluar 10 ditë në Siri dhe Irak, më sakt pjesën që kontrollohet Shteti Islamik ndërsa nga aty ka dal me paralajmërimin se organizata terroriste është shumë më e fuqishme se sa që e paramendojnë në perëndim.

74 vjeçari, Todenhoefer është gazetar i njohur gjerman i cili ka udhëtuar përmes Turqisë për në Mosul, qytetin më të madh që ISIS e ka okupuar, pasi ka negociuar me muaj të tërë me liderët e organizatës islamike, transmeton Indeksonline.

Ai planifikon që ta publikojë një përmbledhje të titulluar “10 ditë në Shtetin Islamik” të hënen, mirëpo gjatë intervistave me mediat gjermane ai tashmë e ka zbuluar përshtypjen e tij se si është jeta nën pushtetin e ISIS-it.

Ai ka thënë se gjatë qëndrimit në Benghazi, ai ishte në hotelin e njejtë ku ka qëndruar edhe gazetari amerikan, James Foley i cili u vra me heqje koke nga ISIS.

“Natyrisht se e kam parë atë video të tmerrshme, brutale dhe shqetësimi im kryesor gjatë negociatave ishte se si ta evitoj (fatin e njëjtë)”, ka thënë gazetari gjerman.

Luftetarët e ISIS-it flejnë në barraka që janë formuar nga shtëpitë e shkatërruara prej bombave.
Në Mosul janë 5 miëj luftetarë dhe janë aq shumë të shpërndarë sa që nëse SHBA-të duan t’i bombardojnë të gjithë, duhet ta shkatërrojnë tërë Mosulin, ka thënë Todenhoefer.

Ai për këtë arsye mendon se është e pamundshme që organizata terroriste të mundet vetëm përmes intervenimit ajror, pavarësisht deklarimeve amerikane të javës së kaluar se sulmet ajrore po dalin efektive.

Shqetësimi më i madh për gazetarin gjerman është besimi i luftetarëve të ISIS-it se “të gjitha fetë që pajtohen me demokracinë duhet të vdesin”.

Ai thotë se qëndrimi që i është përsëritur rregullisht nga ISIS është se ata duan “ta pushtojnë krejt botën” dhe se të gjithë ata që nuk besojnë në interpretimin që organizata ja bën Kuranit, do të vriten.

Të vetmet religjione që do të kursehen janë “popujt e librit” (popujt që përmenden në Kuran), hebrenjtë dhe të krishterët.

“Kjo është strategjia më e madhe e spastrimit fetar që është planifikuar ndonjëherë në histori të njerëzimit”, i ka thënë gazetari televizionit gjerman, RTL.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article