Arsenali është njoftuar me klauzolën që gjendet në kontratën e Gonzalo Higuainit.
Sipas Calciomercato.com, Topcinjtë janë të gatshëm që ta paguajnë shumën që kërkohet nga Napoli.
Njoftohet se argjentinasi dëshiron të largohet drejt Londrës gjatë verës së ardhshme, mirëpo pronari i klubit italian nuk do ta lejojë shitjen e tij për më pak se 68 milionë funte (94 milionë euro).

Kjo është shuma për prishjen e kontratës së 27-vjeçarit.
Higuain vazhdon të shënojë gola te Napoli, ku u transferua në vitin 2013 nga Real Madridi.