Wenger lutet për kundërshtar të lehtë në LK

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i kënaqur me fitoren dhe lojën që treguan të përzgjedhurit e tij kundër Newcastle United dhe shpreson që skuadra të vazhdojë me triumfe në të gjitha garat. Tekniku francez thotë se është shumë e rëndësishme që tifozët të jenë...

1107 0

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i kënaqur me fitoren dhe lojën që treguan të përzgjedhurit e tij kundër Newcastle United dhe shpreson që skuadra të vazhdojë me triumfe në të gjitha garat.

Tekniku francez thotë se është shumë e rëndësishme që tifozët të jenë të lumtur, derisa po mendon për kundërshtarin në Ligën e Kampionëve.

Ai është shprehur i gatshëm të shkojë në kishë që të lutet për një kundërshtar modest në garën evropiane.

“Gjeja më e rëndësishme është që të shohim tifozët tanë që në shtëpi të shkojnë të kënaqur. Në përgjithësi, unë pashë një ekip të mirë”.

“Liga e Kampionëve? Ndoshta ketë herë unë do të shkoj në kishë dhe të lutëm për një kundërshtar modest”, ka thënë Wenger.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article