Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i kënaqur me fitoren dhe lojën që treguan të përzgjedhurit e tij kundër Newcastle United dhe shpreson që skuadra të vazhdojë me triumfe në të gjitha garat.
Tekniku francez thotë se është shumë e rëndësishme që tifozët të jenë të lumtur, derisa po mendon për kundërshtarin në Ligën e Kampionëve.
Ai është shprehur i gatshëm të shkojë në kishë që të lutet për një kundërshtar modest në garën evropiane.
“Gjeja më e rëndësishme është që të shohim tifozët tanë që në shtëpi të shkojnë të kënaqur. Në përgjithësi, unë pashë një ekip të mirë”.
“Liga e Kampionëve? Ndoshta ketë herë unë do të shkoj në kishë dhe të lutëm për një kundërshtar modest”, ka thënë Wenger.