Ivica Raiqiq, është vrarë me armë zjarri rreth orës 14 e 40 minuta në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës me të pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri ka dalë menjhërë në vendin e ngjarjes ku viktima është dërguar në Spital por mjekët kanë konstatuar se i njëjti nuk ka shenja jete.
Indeksonline ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë Rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti i cili ka thënë se motivet e kësaj vrasje ende nuk dihen, por sipas tij, policia me të gjitha njësitet përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
“Viktima është qëlluar me disa plumba nga persona tash për tash të panjohur”, ka thënë Hoti për Indeksonline.
I ndjeri ka qenë person i njohur për Policinë e Kosovës dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa vepra penale.