Arrestohet Fitim Lladrovci i dyshuar për terrorizëm

Arrestimi i Lladrovcit ka ndodhur sot, gjatë mesditës, pas një bastisje në pronën e tij Njësiti Antiterror i Policisë së Kosovës ka arrestuar Fitim Lladrovcin, i dyshuar për pjesëmarrje në grupe terroriste. Arrestimi i Lladrovcit ka ndodhur sot, gjatë mesditës, pas një bastisje në pronën...

956 0

Arrestimi i Lladrovcit ka ndodhur sot, gjatë mesditës, pas një bastisje në pronën e tij
Njësiti Antiterror i Policisë së Kosovës ka arrestuar Fitim Lladrovcin, i dyshuar për pjesëmarrje në grupe terroriste.

Arrestimi i Lladrovcit ka ndodhur sot, gjatë mesditës, pas një bastisje në pronën e tij.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë e Kosovës Baki Kelani, ka thënë se ende nuk kanë informacione për një gjë të tillë.

Fitim Lladrovci, nga fshati Gllanasells i Drenasit, në dhjetor të vitit 2013, së bashku me Nexhdet Berishën kishte udhëtuar për në Turqi e pastaj nga aty kishte kaluar në Siri.

Lladrovci ishte rikthyer në Kosovë përmes aeroportit “Adem Jashari” po atë muaj. Në kthimin e tij ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që në shtëpinë e tij ishte gjetur një Zoll (raketë dore) me një maskë të shkruar në gjuhën arabe, mirëpo ishte liruar, pasi që është futur në procedurë të rregullt.

Që prej lirimit të tij, ai kishte vazhduar me propagandë, përmes së cilës bënte thirrje për përkrahje dhe bashkëngjitje në luftën e Sirisë përmes rrjetit social Facebook.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article