Suarez falënderon Gerrardin që nuk e la të shkojë te Arsenali

Luis Suarez i është falënderues kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerrard, i cili e pengoi atë të transferohet te Arsenali. Suarez ka shënuar 31 gola gjatë karrierës së tij te Liverpooli dhe fitoi titullin Lojtari i Vitit nga PFA para se t’i bashkohet Barcelonës gjatë kësaj...

1526 0

Luis Suarez i është falënderues kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerrard, i cili e pengoi atë të transferohet te Arsenali.

Suarez ka shënuar 31 gola gjatë karrierës së tij te Liverpooli dhe fitoi titullin Lojtari i Vitit nga PFA para se t’i bashkohet Barcelonës gjatë kësaj vere për 75 milionë funte.

Në librin e tij “Luis Suarez, My Story: Crossing the Line”, 27-vjeçari flet edhe për momentin kur ishte afër kalimit te Arsenali.

“Do të kishte qenë një gabim i madh që do ta kisha bërë, po të mos ishte Steven Gerrard. Ne kemi biseduar për këtë kur unë shkova në Melwood për t’i mbledhur gjërat në fund të verës dhe ai tha: ‘Ti bëre gjënë e duhur, ti prite deri në momentin më të mirë’”.

“Ai më tha ‘luaj mirë për Liverpoolin, jepi edhe një vit dhe se do të vijnë të të kërkojnë Bayern Munich, Real Madrid ose Barcelona dhe pastaj mund të shkosh ku dëshiron, pasi ti ke kualitete të luash në cilëndo prej këtyre tre klubeve’”, ka shkruar Suarez.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article