Skender Hyseni: Nëse eksplozivi do të shpërthente, pasojat do të ishin tmerruese

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në një konferencë për media ka folur për rastin e materialit eksploziv prej 12 kg, që ishin paraparë të shpërthenin në qendër të kryeqytetit. Ministri, tha  se policia përmes udhëve operacionale ka ardhur në informacionin se një person...

1401 1

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në një konferencë për media ka folur për rastin e materialit eksploziv prej 12 kg, që ishin paraparë të shpërthenin në qendër të kryeqytetit.

Ministri, tha  se policia përmes udhëve operacionale ka ardhur në informacionin se një person ka në bagazh ka eksploziv.

Hyseni, duke lavduar punën e policisë së Kosovës, ka thënë se në rast se do të ndodhte ndonjë shpërthim, pasojat do të ishin tmerruese.

Sipas Ministrit Hyseni, dyshohet për një sulm të mundshëm terrorist, transmeton Indeksonline.

“Serbi i dyshuar S.G ka poseduar material eksploziv në sasi prej 12 kg. Dysohet për një sulm të mundshëm terrorist. Serbi është lindur dhe është rritur në Serbi.”, ka bërë të ditur Hyseni.

Ministri ka bërë me dije se S.G ndodhet në burg, dhe se hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.
“S.G ndodhet në ndalim dhe policia po merret me rastin. Publikimi i detajeve të parakohshme mund ta dëmtojë procesin e hetimeve”, ka shtuar Hyseni.

Sipas tij, nëse eksplozivi do të shpërthente, pasojat do të ishin të tmerrshme.

“Nëse ekspozivi do të shpërthente pasojat do të ishin tmerruese. Përgëzoi Policinë për punën e shkelqyeshme. Biografia e tij do të zbulohet deri në fund, ashtu lidhjet e tij me grupe të mundshme”, shtoi Hyseni.
Hyseni, nuk ka dashur të jap shumë detaje rreth këtij rasti, duke kërkuar njëkohësisht mirëkuptim nga mediat, marrë parasysh që është faza e hershme e hetimeve.

Ai poashtu, nuk ka treguar se nga e ka marrë informacionin Policia e Kosovës.

I pyetur nëse autoritetet kosovare janë duke bashkëpunuar me ato serbe, Hyseni ka thënë se po bëhen përpjekje të tilla.

“Megjithë pengesat eventuale ne po bëjmë përpjekje që të bashkëpunojmë në këtë rast dhe rastet e ndryshme me fqinjët. Krimi i organizuar është fenomen trans-nacional” ka theksuar ai.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article