Festa e Krishtlindjes u festua në forma të ndryshme nga gjithë besimtarët e krishterë. Ndër ta janë edhe yjet botërore të cilët në mënyra të veta e kaluan këtë ditë.
Modelja Alessandra Ambrosio këtë ditë e ka kaluar së bashku me një djal i cili pothuajse e kishte puthur në buzë. Dëshira e saj për Krishtlindje ishte që ditët t’i jenë sikurse është dita e Krishtlindjes.
Beyonce
Beyonce ka postuar një fotografi në rrjetin social ‘Instagram’ një fotografi ku shihet se ishte vendosur para pemës së stolisur të Krishtlindjes si dhe poshtë saj ishte mbushur me dhurata. Ajo që e veçon këtë foto është fytyra jo e lumtur e saj edhe pse ishte ditë feste.
Lucy Hale
Formë të veçantë të festimit kishte edhe aktorja Lucy Hale. Edhe ajo përmes ‘Instagram’ ka treguar se Krishtlindjen nuk kalojnë pa pemën e saj. Interesante ishte veshja e saj qesharake.
Miley Cyrus
Me veshje pothuajse si Lucy ka festuar edhe Miley Cyrus. Si gjithmonë që bë çmenduri edhe kësaj here Miley nuk e kishte kursyer shpirtin e saj rebel.
Rihanna
Me një pallto të kaltër te lesht, këngëtarja Rihanna ka pozuar para pemës së Krishtlindjes e cila po ashtu ishte e mbushur me dhurata. Ajo që e ngjason me pemën e Krishtilindjes së Beyonce përveç ngjyres është fakti që pema e Rihannës kishte formën e piramidës apo shenjës së Iluminatit.