Serbët në veri festojnë lirimin e Sheshelit

Dhjetëra automjete me simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë parakaluar mbrëmë gjatë natës nëpër rrugët kryesore të veriut të Mitrovicës, duke festuar kështu lirimin nga Haga të Vojisllav Sheshel dhe ardhjen e tij pas gati 12 vitesh në Serbi. Ata kanë bartur flamuj të...

1166 0

Dhjetëra automjete me simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë parakaluar mbrëmë gjatë natës nëpër rrugët kryesore të veriut të Mitrovicës, duke festuar kështu lirimin nga Haga të Vojisllav Sheshel dhe ardhjen e tij pas gati 12 vitesh në Serbi.

Ata kanë bartur flamuj të shtetit të Serbisë, të SRS-së, pastaj fotografi të Sheshelit, ndërsa nuk kanë munguar as këngët çetnike kundër shqiptarëve.

Përdorimi i sirenave të automjeteve dhe zhurma e krijuar për rreth një orë në veri të këtij qyteti ka shqetësuar tej mase banorët shqiptarë dhe ata jo serbë të kësaj pjese.

Ata kanë thënë për Kosovapress se janë të vendosur të qëndrojnë në pronat e tyre në veri të qytetit pavarësisht provokimeve, por kanë kërkuar më shumë mbështetje të institucioneve të vendit, e para së gjithash siguri.

Ndryshe, Vojisllav Sheshel, i cili është arrestuar për krimet e luftës në Kosovë, pas 12 vitesh në paraburgim është liruar përkohësisht të mërkurën nga Tribunali i Hagës, pas vërtetimit për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article