Reshjet e borës, kujdes në “Rrugën e Kombit”

Reshjet e borës vijojnë në zonat e thella veriore të vendit ndonëse nuk ka akse të bllokuara apo zona të izoluara. Megjithatë qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Kombit bëhet vetëm me zinxhirë. E njëjta situatë paraqitet edhe në Rrugën e Arbrit, ku për shkak...

1046 0

Reshjet e borës vijojnë në zonat e thella veriore të vendit ndonëse nuk ka akse të bllokuara apo zona të izoluara. Megjithatë qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Kombit bëhet vetëm me zinxhirë. E njëjta situatë paraqitet edhe në Rrugën e Arbrit, ku për shkak të ngricave mjetet mund të lëvizin vetëm me zinxhirë. Borëbastrueset janë prezente nëpër rrugë duke hedhur kripë dhe skorje.

Në të gjithë Qarkun e Kukësit reshjet e borës po bien me intensitet të shoqëruara edhe me erëra të forta.
Në zonat e thella si Shishtaveci trashësia e borës ka shkuar deri në 10 centimetra, ndërkohë që reshjet vijojnë me intensitet të lartë.

Në Kukës, Krumë e Bajram Curri trashësia e borës është rreth 5 cm.

Sipas shtabit të Emergjencave Civile gjatë orëve të natës në të gjitha akset rrugore ka pasur ngrica, të cilat kanë detyrar kompanitë e pastrimit të rrugëve që të hedhin kripë për të parandaluar aksidentet e mundshme rrugore. Aktualisht, reshje bore vërehen dhe në rrugën e Kombit që kap Qarku i Kukësit, ku 5 mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë dhe skorje për të mbajtur të hapura të dyja Korsitë.

Nuk raportohet për zona të izoluara, megjithatë Shërbimi Meteorologjik ka parashikuar reshje të dendura bore për tre ditët e ardhshme.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article