Ronaldo: Shpresoj që në 2015 të jetë më mirë

Critino Ronaldo e pranon se ka kaluar momente shumë të mira gjatë vitit 2014. Por, ylli i Real Madridit kërkon edhe më shumë suksese në vitin 2015. Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Dubain për të kaluar pushimet e fundvitit nga ku flet edhe për dëshirat që...

1267 0

Critino Ronaldo e pranon se ka kaluar momente shumë të mira gjatë vitit 2014. Por, ylli i Real Madridit kërkon edhe më shumë suksese në vitin 2015.

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Dubain për të kaluar pushimet e fundvitit nga ku flet edhe për dëshirat që ai ka për vitin 2015. Sulmuesi i Real Madridit e pranon se gjatë viti 2014 ka kaluar momente të paharrueshme pas katër trofeve të fitua me klubin. Por, portugezi pretë që 2015 të jetë edhe më e mirë.

“Shpresoj që viti 2015 të jetë më i mirë. Kemi një shpirt skuadre që mund të na çojë drejt sukseseve të mëtejshme. Çdo gjë është e mundur sepse Reali i Madridit mbetet një skuadër favorite në garën për çdo titull. Ne do të japim maksimumin në çdo kompeticion”, ka deklaruar Ronaldo.

“Trajneri është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është një teknik dhe njeri i madh. Jemi shumë të lumtur me Ancelottin pasi ndihemi si një familje e madhe”, thekosi Ronaldo, i cili dërgon një mesazh për të gjithë fansat e tij në mbarë botën.

“Ju uroj të gjithëve festa të gëzueshme me shpresën se viti 2015 do të jetë i paharrueshëm për të gjithë madrilenët. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe paqe, sidomos fëmijëve, njerëzve në nevojë dhe të moshuarve”, përfundoi Ronaldo.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article