Massimiliano Allegri po i jep dorën e fundit listës së merkatos së dimrit për të ndërtuar një skuadër konkurruese edhe në Europë.
Tekniku i Juventusit planifikon të rifreskojë organikën me elementë të spikatur në kontinent mes të cilëve edhe sulmuesi i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri.
Ish lojtari i Baselit nuk po gjen hapësira në ekipin e Pep Guardiolës dhe në këtë mënyrë, bardhezinjtë hedhin grepin për ta afruar në Torino brenda merkatos së dimrit.
Allegri është shprehur se një fantazist është në krye të listës së dëshirave dhe në këtë mënyrë, sulmuesi me origjinë kosovare mbetet më i favorizuari. Shaqiri nuk është kundër idesë së largimit për të gjetur më shumë hapësira por pengesë kryesore mbetet Bayerni që kërkon të arkëtojë sa më shumë.
Në këtë mënyrë, gjermanët do të shfrytëzojnë faktin se në drejtim të Shaqirit ka oferta edhe nga Premier League me Liverpoolin në pole position, për të rritur sa më shumë çmimin e kartonit të tij. 23-vjeçari u ndoq me interes nga “The Reds” edhe gjatë muajve të verës, por ai preferoi të tentonte deri në fund për t’i mbushur mendjen teknikut katalanas.
Interesi i Juventusit për Shaqirin ka nisur që prej disa muajsh por nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë edhe në Gjermani pasi Borussia Dortmund dhe Schalke 04 kanë dhënë sinjale për ta afruar në grupet respektive.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Shiko Tv Shqip Online - Radio Hasi Thate
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko ketu Tv Rtv 21 ktv…
Strong Match
Tradita e hasjanëve për bukë - Video
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit, nuk ka ndërruar as recetën…
Related
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
Në vitin 1908, Prizreni pa asnjë turk – Shkupi me shumicë shqiptare (Dokument)
Në Shkup, sipas statistikave të vitit 1908-1909, shumica e popullatës ka qenë shqiptare. Kjo statistikë, që shihni në dokumentin më…
Related
Buka e misrit ne mullirin e Hasit (Video)
Mullir i vjeter njeri nga monumentet me te vjetra ne Has qe ende eshte ne Funksion. Nje storie e pregatitur…
Related
Shyhrete Osmanollaj - Malli i Hasjanit
https://www.youtube.com/watch?v=HiMJv7dlhT8