May 23, 2026 ☀️ 24° Tirana
𝐅 𝕏 in
Ballina

Atifete Jahjaga me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, vizitoi Teqen e tarikatit Rufai në Prizren

admin
📅 March 22, 2015 ⏱ 1 min read 👁 18 💬 0

📑 Table of Contents

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, vizitoi Teqen e tarikatit Rufai në Prizren dhe u prit nga Sheih Adrihysein Shehu.

“Këtë ditë të rilindjes ta kremtojmë në paqe, mirësi e mirëkuptim. Festa e Sulltan Nevruzit është festa e ringjalljes dhe fisnikërisë. Ju uroj të gjithë besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, njëkohësisht, që këtë ditë të veçantë feste ta shënojnë si një ditë të re shprese, rilindje dhe mirëkuptimi”, tha Jahjaga.

Presidentja Jahjaga, theksoi se Kosova “ Ka dëshmuar traditën e bashkëjetesës së religjioneve dhe të respektimit të diversitetit fetar e kulturor. Këtë traditë ta kultivojmë edhe më shumë për të treguar vlerat e shoqërisë dhe një kulturë demokratike në Kosovë”.

Lexo edhe kete Komentin ketu Vallet Lirike ne Krahinen e Hasit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.