Haxhi Krasniqi pas një lufte dominante, nuk arriti që të çojë deri në fund luftën, pasi një goditje nga kundërshtari e lëndoi atë duke bërë që fitues i duelit të jetë gjermani Jurgen Brahmer dhe që ai ta mbrojë titullin e kampionit në WBA në kategorinë gjysmë të rëndë.
Haxhi Krasniqi pas një lufte dominante, nuk arriti që të çojë deri në fund luftën, pasi një goditje nga kundërshtari e lëndoi atë duke bërë që fitues i duelit të jetë gjermani Jurgen Brahmer dhe që ai ta mbrojë titullin e kampionit në WBA në kategorinë gjysmë të rëndë.
Përkundër përgatitjeve të mëdha të Krasniqit dhe motivimit të tij të madh, në fund përvoja e gjermanit Brahmer doli të jetë vendimtare.
Ishte Krasniqi ai që filloi duelin në mënyrë të mrekullueshme duke dominuar raundet e para dhe duke shpërqëndruar kundërshtarin e tij.
Megjithatë, Brahmer në momente të caktuara u tregua i sakt duke e goditur fuqishëm Krasniqin dhe duke bërë që ai në raundin vendimtar të humbë fokusin.
Në raundin e nëntë gjithçka u vendos. Kur Krasniqi vendosi të sulmonte kundështarin dhe e bëri këtë me sukses, ishte Brahmer ai që shfrytëzoi përvojën dhe me të majtën e goditi fuqishëm dy-tri herë, madje duke ia çarë buzën Krasniqit.
Kjo ishte e papërballueshme për Krasniqin, i cili nuk arriti që të vazhdojë duelin dhe që Brahmer të dalë fitues me automatizëm pasi mjeku, trajneri dhe gjyqtari konstatuan se Krasniqi nuk mund të vazhdojë duelin.
Brahmer kështu mbron titullin e kampionit në WBA në kategorinë gjysmë të rëndë teksa Krasniqit i mbetet që të rikuperohet dhe të stërvisë fuqishëm për të kërkuar rikthimin në majen e boksit botëror, pasi dueli që ai shfaqi ishte jashtzakonisht i mirë dhe i shkaktoi shumë telashe kampionit Brahmer.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
Shiko Tv Shqip Online - Radio Hasi Thate
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko ketu Tv Rtv 21 ktv…
Related
Tradita e hasjanëve për bukë - Video
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit, nuk ka ndërruar as recetën…
Related
Sofra e poezisë: Dervish Salihu
DERVISH SALIHU Hej dynja dynja e shkretë Hej dynja dynja e shkretë Për mymyn koke igjet Si t’ia baj…