Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër Islamin në Ballkan”, RFI injoron komplet sektet tjera të islamit, duke e paraqitur islamin nëpërmjet dervishëve dhe goranëve. A është islami në Ballkan, ndryshe? Me...

6128 1

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër Islamin në Ballkan”, RFI injoron komplet sektet tjera të islamit, duke e paraqitur islamin nëpërmjet dervishëve dhe goranëve.

A është islami në Ballkan, ndryshe? Me këtë pyetje, Radiotelevizioni publik i Francës, e nisë reportazhin 5 pjesësh, mbi islamin në Ballkan, që për dallim prej raportimeve të tjera të fundit nga media të mëdha sikurse “The New York Times”, sjell rrëfimin tjetër për islamin edhe në Kosovë.

televizoni francez dervishët goranët përbëjn islamin RFI

Përderisa gazeta amerikane ka bërë një hulumtim mbi atë se si organizata islamike të financuara nga Arabia Saudite kanë krijuar në Kosovë një çerdhe të ISIS-it, Radiotelevizioni publik i Francës, ka sjellë një tjetër pikturë të islamit në Kosovë.

RTI ka realizuar tri fotoreportazhe që lidhen direkt me Kosovën, duke shpërfaqur islamin nëpërmjet dervishëve dhe goranëve. Ata kanë injoruar komplet sektet tjera të islamit.

Nuk janë marrë as me vehabizmin e as me radikalizmin në islam por as me islamin modern ose atë paqësor në Kosovë. Për ta, dervishët dhe goranët janë myslimanët e Kosovës.

“E pranishme në këtë regjion qysh prej pushtimit otoman në shekullin XIV, islami ka jetuar gjithmonë aty, së bashku me fetë e tjera. I lidhur me rryma të mëdha teologjike dhe politike, islami i është përshtatur kulturave specifike lokale, është integruar në praktikat sikretiste, sidomos tek dervishët sufi”, shkruan RFI, transmeton Insajderi.

2shi

Gjithsej janë realizuar 5 fotoreportazhe mbi islamin në Ballkan.

I pari. “Trebinje, Xhamitë e Pajtimit” ka të bëjë me fshatin Trebinje në Bosnje e Hercegovinë, që sipas RFI-së është një bastion i nacionalizmit radikal serb, por që përkundër faktit se në vitin 1993 janë shkatërruar të gjitha xhamitë, ato janë ndërtuar për të dhënë mesazhin e një miqësie më të fortë sesa logjika e urrejtjes.

4shi-1

Dokumentari i dytë titullohet “Kush janë dervishët e Ballkanit” dhe fokusohet mbi “mistikët mysliman që kanë më së shumti besime në Ballkan” përkatësisht me dervishët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërsa dokumentari i tretë fokusohet ekskluzivisht tek dervishët Rifai nga Kosova.

“Rifaitë janë një vëllazëri myslimane e themeluar në shekullin e XII në Irak, sekt ky që u përhap në të gjithë Evropën Juglindore në kohën osmane. Në Rahovec, jugperëndim të Kosovës, çdo të premte, besimtarët e këtij islami sufi mblidhen për Zikr, një lutje mistike”, shkruan RFI.

foto-1-1

Teksa në foto-reportazhin e katërt, RFI sjellë informacione për “sevdah” muzikën e njohur islame që nga koha otomane e cila është duke u zhdukur bashkë me Jugosllavinë, në foto-reportazhën e 5-të, RFI i kthehet përsëri Kosovës. Përkatësisht goranëve.

Sipas RFI-së, goranët kanë qenë “skllevër, mysliman dhe të bllokuar në Kosovë, mes diskutimeve dhe luftërave mes serbëve dhe shqiptarëve”.

“Teksa shumica e goranëve është dashur të shkojnë jashtë vendit, por ata mblidhen çdo pranverë në malet e tyre për të shënuar Shën Gjergjin”, shkruan RFI.

Teksa në foto-reportazhin e katërt, RFI sjellë informacione për “sevdah” muzikën e njohur islame që nga koha otomane e cila është duke u zhdukur bashkë me Jugosllavinë, në fotoreportazhin e pestë, RFI i kthehet përsëri Kosovës. Përkatësisht goranëve.

Sipas RFI-së, goranët kanë qenë “skllevër, mysliman dhe të bllokuar në Kosovë, mes diskutimeve dhe luftërave mes serbëve dhe shqiptarëve”.

“Teksa shumica e goranëve është dashur të shkojnë jashtë vendit, por ata mblidhen çdo pranverë në malet e tyre për të shënuar Shën Gjergjin”, shkruan RFI.

5shi

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article

1 comment

Comments are closed.