Njeriu i furrës që nuk e linte askënd pa bukë

Quhej Mikel Lumezi. Ishte furrtari më i njohur i Ferizajt. Nga furra e tij furnizonte me bukë njerëzit që në radhë të gjata prisnin për këtë artikull elementar. Nuk ishte i bardhë vetëm pse bëhej me miell. Bardhësinë e kishte edhe në zemër, thonë ata...

1753 1

Quhej Mikel Lumezi. Ishte furrtari më i njohur i Ferizajt. Nga furra e tij furnizonte me bukë njerëzit që në radhë të gjata prisnin për këtë artikull elementar. Nuk ishte i bardhë vetëm pse bëhej me miell. Bardhësinë e kishte edhe në zemër, thonë ata që e njohën. Pasardhësit e tij vazhdojnë të njëjtën zeje, ndërsa komuna planifikon që emrin e bukëpjekësit t’ia vë një rruge

Furra e Mikel Lumezit në rrugën “Besim Rexhepi” e pranë hekurudhës në Ferizaj në kohën e autonomisë kosovare të ish-Jugosllavisë ishte krejt e zakonshme dhe modeste, ashtu si ajo kohë e shkuar. Por brenda saj punohej shumë e vazhdimisht.

Nga një dritare e vogël furnizohej me bukë thuajse një qytet i tërë, të gjithë ata njerëz që prisnin, sidomos kur furrave shtetërore ndodhte t’u harxhohej ky artikull elementar.

Bardh Frangu, publicisti ferizajas, duke kujtuar fëmijërinë, tregon se edhe vetë ishte pjesë e njerëzve që prisnin për ta siguruar këtë ushqim të përditshëm.

“Mbaj mend si fëmijë radhët e gjata, shumë të gjata para dyerve të furrës së tij dhe bukët e vala që na i jepte nga një dritare e vogël. Për të dalë nga radhët shpesh bukët duhej shtrënguar për gjoksi dhe ato shpesh bëheshin petë, por shpesh edhe na digjnin”, flet me ndjenja Frangu.

Ai e cilëson Lumezin njeri të bukës.

“Baca Mikel është njohur si njeri i bukës. E meqë buka tek ne kishte dhe vazhdon të ketë kuptimin e kultit, ai identifikohej me këtë kult, prandaj ishte njeriu më i dashur dhe më i respektuar në qytetin e Ferizajt dhe më gjerë”, thotë Frangu.

Nue Lumezi, djali i vetëm i bukëpjekësit të njohur që vdiq në vitin 2005 kur kishte 85 vjet, megjithëse vazhdon traditën familjare të gatimit, tregon se e ka vështirë t’i ngjajë babait.

“Babën e zoti vështirë është me trashigu. Ai e ka fitu emrin, jo si mjek, jo si politikan, por ka fitu autoritet. Gjatë gjithë kohës ka pas inflacione, kriza, por ai të gjitha i ka kalu, e ne tash po e gëzojmë”, thotë Nue Lumezi.

Bardh Frangu Mikel Lumezin e konsideron edhe njeri epik.

“As sot nuk e kuptoj ku fshihej gjithë ai durim dhe gjithë ajo forcë që kishte Baca Mikel për t’u dalë në ndihmë gjithë atyre kërkesave. Kurrë nuk e harroj shikimin e tij prej një burri me pamje epike kur dilte në derë dhe na ngushëllonte duke thënë se për pesë minuta do të dilte buka”, shpjegon Frangu.

Grindja me paramilitarin

Ai furnizimin e qytetarëve me bukë asnjëherë nuk e konsideroi mision të pamundur. Furra e tij punoi edhe gjatë luftës së viteve 1998-1999.

“Baca Mikel edhe në këtë kohë vazhdoi të piqte bukë duke u thënë njerëzve: ‘Vetëm kur do të më vrasin mua nuk do të ketë më bukë’”, thotë Bardh Frangu.

Rastin e grindjes së furrtarit ferizajas me një paramilitar, e tregon djali i tij.

“Gjatë bombardimeve unë kam qenë në Zym, e njerëzit më kanë tregu se një ditë kishte ardhë një paramilitar duke u shtyrë me marrë bukë. Baba i kishte thanë: ‘Ju në kazermë hani bukë, atje ka bukë për ju, ktu ka për njerëz tjerë”, rrëfen Nue Lumezi.

Mësimet nga jeta

Sipas atyre që e njohën, Mikel Lumezi shumë gjëra në jetë i mësoi vetë, nga përvoja, gabimet e përpjekjet.

Në kishën e Zymit, ende pa u shpërngulur drejt Ferizajt, pati fatin të mësonte shkronjat e shqipes nga prifti dhe intelektuali Shtjefën Gjeçovi, mbledhësi dhe publikuesi i Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Shkolla zyrtare atëherë nuk ishte në gjuhën shqipe.

Edhe gjërat tjera i mësoi pa shkuar në shkollë-serbishten teksa jetonte në Nish dhe po ashtu edhe matematikën. Nga kjo përpjekje për të mësuar i mbeti një dashuri e madhe për arsimin.

Katër vajzat e tij nga pesë fëmijët sa kishte kanë kryer shkollimin e lartë, njëra prej tyre ishte e para vajzë e Zymit që shkoi në shkollë.

“Vetëm unë nuk e kam kryer fakultetin”, thotë Nue Lumezi si i zënë në faj.

Gazetat edhe në të kaluarën shkruanin për punën e Mikel Lumezit | Disa nga shkrimet të cilat i kanë ruajtur familja Lumezi

“Punë dhe drejtësi”

Motoja e Mikel Lumezit ishte “punë dhe drejtësi”. Ai ka lënë pas vetes fjalë të mençura për pasardhësit. Fjalë e porosi që familjarët e tij mundohen të mos i shkelin.

“Buka ka qenë artikull i ndishëm, ai gjithmonë ka thënë nëse një miligram i hjeket asaj buke, edhe dikush e bën një ofshamë që nuk është ngi nga buka që e ka ble te unë, ajo pasuni ma nuk të vyn gja”, kujton fjalët e prindit Nue Lumezi.

Ai tash drejton biznesin e nisur nga babai. Gjërat kanë ndryshuar-furra është moderne për të qenë në konkurrencë me të tjerat, ndërsa në të punojnë dhjetë persona.

“Ka ndryshu edhe puna jonë. Unë si fëmijë e kam mbërri kur miellin për bukë e kemi përzi me dorë në enë, para se me i ble makinat me gatu”, tregon ndryshimin, vazhduesi i traditës së Lumezëve.

Bardh Frangu çuditet se si pushtetet komunale të Ferizajt pas lufës nuk e nderuan Mikel Lumezin dhe familjen e tij.

“Është për keqardhje fakti pse ky njeri është lënë në harresë nga të gjitha strukturat udhëheqëse të pasluftës në Komunën e Ferizajt. Madje askush nuk u kujtua që së paku një copë udhe t’ia vë emrin e tij”, proteston Frangu.

Nue Lumezi e konsideron babanë e tij njeri të të gjithëve.

“Ai rastësisht ka qëllu baba jem, se ai ka qenë i tanve. Ai ka qenë vizionar, patriot… Zyrtarisht ne nuk kemi marrë asnjë mirënjohje ose diçka tjetër nga Komuna e Ferizajt”, thotë Lumezi, teksa kujton se në varrimin e babait të tij para nëntë vjetësh një zyrtar komunal mbajti fjalim.

Por edhe komuna planifikon “ta lajë borxhin” ndaj qytetarit të saj.

Zyra për Informim e Kuvendit Komunal të Ferizajt i ka thënë Gazetës Jeta në Kosovë se tashmë është përcaktuar rruga që do të mbajë emrin e Mikel Lumezit.

Ajo do të jetë një rrugë në drejtim të Shtimes, andej nga Ferizaj lidhet me Prizrenin dhe më tej edhe Zymin e Hasit, vendlindjen e furrtarit. Emri kësaj rruge pritet t’i vendoset zyrtarisht e me ceremoni më 10 korrik.

“Duhet me punu me drejtësi, në hak punëtorit mos me i hi, edhe në kanar mos me ndërhy”, thoshte Mikel Lumezi sa ishte gjallë.

Jeta vit pas viti e Mikel Lumezit:

1920: Lind në Zym të Hasit

1933: Fillon të bëjë punën e bukëpjekësit

1935: Shkon në Nish, ku vazhdon të jetë furrtar

1941: Kthehet nga Nishi, punon në rregullimin e hekurudhës dhe shkon në Durrës

1943: Kthehet nga Durrësi dhe inkuadrohet në Luftën e Dytë Botërore

1948-1951: Gatuan bukë për punëtorët e Kombinatit të Drurit atëherë me seli në Nerodime të Ferizajt

1951: Hap furrën e tij me emrin “Mikeli”

1999: Edhe pse luftë, ai vazhdon të gatuajë bukë. Gjatë luftës një paramilitari nuk i jep bukë pa rend, i thotë ti e ke bukën në kazermë

2005: Ndërron jetë

2014: Komuna e Ferizajt planifikon që një rruge t’ia lë emrin e tij

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article