Në Gjonaj të Hasit përurohen dy xhami

Në Gjonaj të Hasit është përuruar restaurimi i xhamisë së vjetër dhe është vënë gurthemeli i një objekti të ri fetar në këtë lokalitet. Me një solemnitet rasti në prani të zyrtarëve të lartë Bashkësisë Islame të Kosovës,atyre nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizrenit,banorëve...

1567 1

Në Gjonaj të Hasit është përuruar restaurimi i xhamisë së vjetër dhe është vënë gurthemeli i një objekti të ri fetar në këtë lokalitet.

Me një solemnitet rasti në prani të zyrtarëve të lartë Bashkësisë Islame të Kosovës,atyre nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizrenit,banorëve të Gjonajve dhe fshtarave përreth dhe shumë të ftuarve është përuruar objekti i xhamisë së restauruar si dhe është vënë gurthemeli i një xhamie të re në këtë lokalitet.

Për rëndësinë që kanë xhamitë për besimtarët dhe qëllimin e ndërtimit të tyre,në një prononcim për Televizionin e Prizrenit ka folur sekretari i BIK-ut,Resul Rexhepi, i cili në mes tjerash tha se “ka qenë edhe nevojë e kohës që edhe në zonën e Hasit me rindërtimin dhe ndërtimin e xhamive të reja,besimtarët ti kryejnë obligimet e tyre fetare ndaj Krijuesit”.

Pjesë e këtij solemniteti ishte dhe imami i xhamisë së Bajrakliut në Prizren,Reshat efendi Mexhiti, i cili para të pranishmëve tha se kjo ngjarje që sot po ndodh është mjaft e rëndësishme,sepse shtoi ai,”Krijuesi shpërblen me të mirat e tij ata që kontribuojnë në ndërtimin e xhamive dhe atyre që e ndjekin rrugën e tij”.

Ndërkaq, kreu i KBI-së në Prizren,Lutfi ef. Ballëk, tha se fal bashkëpunimit ndërmjet institucionëve fetare dhe besimtarëve po mundohemi të ndërtojmë xhami për të gjithë ata që më devotshmëri i shërbejnë mirësive të Krijuesit. Për restaurimin e xhamisë së vjetër janë tubuar rreth 40 mijë euro nga BIK,KBI në Prizren dhe besimtarë të shumtë,ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodh edhe me ndërtimin e xhamisë së re,të cilës dje i është vënë gurthemeli

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article