Mbi 1000 furrtarë shqiptarë në Vojvodinë, Kosova s’u interesua kurrë për ta

Furra e bukës dhe piceria “Evropa” në Novi Sad ishte objekt sulmi pas incidentit në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri. Pronari shqiptar i saj, Bajram Temaj, në një bisedë për lajmi.net, thotë se pavarësisht problemeve me të cilat janë përballur këto vite, në Vojvodinë vazhdojnë të...

829 0

Furra e bukës dhe piceria “Evropa” në Novi Sad ishte objekt sulmi pas incidentit në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri. Pronari shqiptar i saj, Bajram Temaj, në një bisedë për lajmi.net, thotë se pavarësisht problemeve me të cilat janë përballur këto vite, në Vojvodinë vazhdojnë të punojnë rreth 1000 furrtarë shqiptarë. Ai është i indinjuar me institucionet në Kosovë, por edhe me shoqërinë civile dhe median, që asnjëherë nuk reaguan në mbrojtje të tyre.

Droni i famshëm i ndeshjes Serbi-Shqipëri, riktheu te serbët shprehjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve. Por, ata që pësuan më shumë në këtë rast, ishin shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Vojvodinë.

Furra dhe piceria “Evropa” me pronar shqiptar, që operon prej 30 vitesh në Novi Sad, e që sot punëson rreth 60 punëtor në tri lokale të ndryshme, ishte një nga caqet e sulmit, i nxitur nga urrejtja etnike.

Bajram Temaj, i këtij biznesi, me origjinë nga rajoni i Prizrenit, por që jeton prej vitesh në qytetin e dytë më të madh në Serbi, në një bisedë për lajmi.net, thotë se, pavarësisht problemeve në periudha të caktuara të tensioneve serbo-shqiptare, të rralla kanë qenë momentet kur ai ka menduar që ta braktisë këtë vend.

Probleme ai thotë të kenë pasur në kohën e trazirave të vitit 2004 në Kosovë, në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, dhe së fundi në rastin e dronit. Në të tri këto raste, sipas tij, institucionet e rendit dhe pushtetit lokal atje i kanë ofruar ndihmë dhe mbrojte, përjashto rastin e fundit, që ajo ishte paksa e vonuar.

Por, Temajt i ka ngelur hatri te bashkëkombësit e tij në Kosovë, për të cilët thotë se asnjëherë nuk kanë reaguar për t’i mbrojtur të paktën me ndonjë deklaratë. Ndërsa, përmend shembullin e institucioneve të Serbisë, që reagojnë vazhdimit, edhe për problemin më të vogël që u ndodhë serbëve në Kosovë.

Kur flet për vështirësitë, Temaj ato i ndanë në ekonomike dhe politike. Me këto të fundit thotë se është përballur në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s, vitin 2004, në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 2008, dhe së fundmi në rastin e dronit.

Me probleme ekonomike, thotë të kenë pasur shumë batica e zbatica, për shkak të devalvimit të dinarit, ngase prodhimi i tyre si furrtarë është i lidhur me çmimet e bukës, që i përcakton shteti, e jo ata si biznese. “Kemi pas inflacione të mëdha gjatë këtyre 30 vjetëve punë këtu”.

Kur fletë për jetën e shqiptarëve në Vojvodinë, Temaj thotë se, ka pasur nga ata që kanë braktisur këtë vend, por kjo sipas tij, nuk ka ndodhur për shkak të presionit  nga vendasit, por për interesa të tyre, dhe ata nuk janë shumë.

“Por, pas viteve 2005 dhe sidomos tri vitet e fundit, jo vetëm në Vojvodinë por në gjithë territorin e Serbisë kanë filluar të kthehen furrtarët shqiptarë”.

Arsyeja pse po ndodhë kjo, ai mendon të jetë interesi ekonomik. Tri vitet e fundit shumë furrtar kanë hapur dyqane në Serbi”.

“Nuk mund ta them numrin e saktë të shqiptarëve që jetojnë këtu, por di që janë afër 1000 shqiptarë që merren me furrtari në gjithë Vojvodinën. Veç tyre ka edhe nga ata që kanë ëmbëltore, kryesisht shqiptarë të Maqedonisë. Por, edhe të tjerë që punojnë në institucione”.

Ndërsa për incidentin e pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ai thotë t’i ketë paralajmëruar organet e rendit në Novi Sad, por ata nuk reaguan, ngase siç i është thënë, nuk ka pasur patrulla të mjaftueshme të policisë, pasi ka qenë dita kur Serbinë po e vizitonte presidenti rus Vladimir Putin, dhe ato ishin përqendruar në kryeqytetin serb, Beograd.

“Në dy ditë, këtu janë thyer 4 lokale të shqiptarëve dhe dy të boshnjakëve. Por pas lojës problemin nuk e kemi pas shumë të thellë, aq sa e kishim në 2008 dhe 2004, ku dëmet kanë qenë më të mëdha. Kjo pas ndeshjes ka qenë më pak e rëndë”, thotë ai, ndërsa shton se pas sulmeve të para, policia është aktivizuar dhe ka ruajtur çdo objekt shqiptarë, jo vetëm tani por edhe në të kaluarën.

Me qytetarët dhe institucionet thotë të mos kenë probleme. Edhe pse biznesit të tij i ishin thyer xhamat nga sulmi që i kishin bërë disa të rinj, njerëzit nuk kanë hezituar të hyjnë në lokal për të blerë.

 

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article