Limaj, shpetuesi i Bllokut

Deklarata e sotme e anëtarit të Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, se Kosovës nuk i duhet një qeverisje e keqe e Isa Mustafës, çfarë e ka bërë me Prishtinën, ishte sinjal se Blloku është para shpërbërjes, në qoftë se LDK insiston ta marrë postin e...

1503 0

Deklarata e sotme e anëtarit të Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, se Kosovës nuk i duhet një qeverisje e keqe e Isa Mustafës, çfarë e ka bërë me Prishtinën, ishte sinjal se Blloku është para shpërbërjes, në qoftë se LDK insiston ta marrë postin e kryeministrit. Ky edhe mund të jetë shkaku i takimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, me kreun e NISMËS, Fatmir Limajn, si një përpjekje për ta shpëtuar koalicionin. Kurse, Muharrem Sfarqa i LDK-së ka thënë se qëndrimet në Facebook nuk e bëjnë politikën e shtetit.

Dy partnerët e koalicionit VLAN, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i NISMA-s Fatmir Limaj janë takuar sot në mesditë një restorant në lagjen “Arbëria” (ish Dragodan, për të diskutuar të ardhmen e Bllokut, bëjnë të ditur burime të gazetës “Bota sot”.

Limaj, sipas burimeve të gazetës është ndërmjetësuesi kryesor në bisedimet për ridizajnimin e koalicionit, që Isa Mustafa të kandidohet për kryeministër të vendit dhe që Ramushi të tërhiqet nga kandidatura e bllokut.

Vetë Ramush Haradinaj e ka caktuar si afat të fundit ditën e martë, kur koalicioni duhet ta ketë një vendim definitiv për kandidatin për kryeministër.

Ndërsa, ishte sot anëtari kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ai që përmes rrejti social Facebook, u shpreh kundër kompromisit brenda Bllokut, lidhur me postin e kryeministrit.

Duke mbrojtur qëndrimin se ky post i takon vetëm liderit të AAK-së, Arifi tha se vendit nuk i duhet një qeverisje e keqe që do të drejtohej nga Isa Mustafa i LDK-së.

Ndërkohë, me një postim në Facebook është paraqitur edhe sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, i cili ka shprehur bindjen se Blloku do ta tejkalojë këtë situatë

“Kemi qenë në situata shumë më të rënda. I kemi kaluar ato me përkushtim, me vendosmëri. Sjellja e të tjerëve ndaj nesh nuk ka qenë në përputhje me mirësjelljen tonë ndaj tyre.
Ne kemi vendosur dhe kemi punuar tërë kohën një standard të mbajtjes së marrëveshjeve, mirësjelljes dhe kujdesit ndaj zotimeve”, ka shkruar Ramadani.

Ndërsa, ka qenë Muharrem Sfarqa i vetmi zyrtar i LDK-së që i është kundërpërgjigjur Avni Arifit, duke i thënë se qëndrimet e tij në Facebook nuk e bëjnë politikën e shtetit

“Nuk mund askush të identifikojë keqeverisjen në Prishtinë pse e ndryshon pushtetin. Në këtë moment vendit i duhet qeverisja e LDK-së nën drejtimin e Isa Mustafës kryeministër, për shkak se ai me dijen e tij është dëshmuar se është një prej ekonomistëve më të mirë jo vetëm të Kosovës, por edhe të shteteve të rajonit, gjë të cilën e kanë pranuar edhe ndërkombëtarët kudo”, ka thënë Sfarqa për “Botapress”.

Ai nuk beson se deklaratat e bëra në rrjete sociale nga individë që nuk kanë ndikim të madh në parti mund ta çojnë Bllokun në ndarje.

“Jo në asnjë mënyrë Blloku nuk ndahet për shkak të këtyre deklaratave. Ka interesa shumë më të mëdha të Bllokut, sesa interesat individuale. Nuk mund të krijohet ndonjë klimë në bazë të ndonjë deklarate brenda Bllokut të njerëzve që janë jashtë raporteve që diskutohen aty. Kjo është më tepër një komunikim me anëtarësinë dhe një qëllim për të identifikuar personalitete të caktuara që do ta krijojnë imazhin e vet politik sesa që kanë kredibilitet për të bërë vlerësime, sepse gjithçka që duhet të bisedohet do të bisedohet brenda Bllokut , ndërsa njerëzit mund të shfaqin opinion të tyre që janë të parëndësishme për politikat që ushtrojnë brenda Bllokut dhe mendoj se deri më tash është treguar se blloku është konsistent në unitetin e vet”, tha kryetari Sfarqa.

Ai shpreh habinë se si individë brenda AAK mund ta krahasojnë qeverisjen e Thaçit me atë të Mustafës në Prishtinë.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article