Furrtarët nga Hasi “pushtojnë” Ballkanin dhe Europën
📑 Table of Contents ▾
Banorët nga rajoni i Hasit në kufirin Kosovë- Shqipëri po i shpërndajnë aftësitë e tyre në prodhim buke në mbarë rajonin, në Hungari dhe përtej.
Pëllumb Peka ka në pronësi një nga tre furrat e bukës në këtë komunitet me ish- minatorë, i populluar nga 8 mijë njerëz, ku thuajse të gjithë e prodhojnë bukën në shtëpi.
Së fundmi, ai lëshon certifikata për aftësi në këtë fushë për vendasit që kërkojnë punë në BE.
Vetëm në Hungari, hasjanët, një rajon me rreth 70 fshatra rreth malit Pashtrik- që ndahet mes Kosovës dhe Shqipërisë- kanë hapur qindra peksegs- ose ndryshe furra buke.
“Një vërshim i vërtetë,” thotë Besim Muhadri, një shkrimtar lokal.
Shumica janë nga pjesa kosovare, por të paktën 100 njerëz nga Shqipëria kanë kërkuar punë bashkë me ta.
Furrtari, pastiçieri dhe argjendari janë figura stereotipike në ish- Jugosllavi.
Por jo çdo shqiptar e njeh këtë zanat.
Kjo traditë në Has daton që në kohën e otomanëve, kur banorët kërkonin punë si ekmekcis në qytetet e tjera, sipas Afërdita Onuzit, një etnologe në Tiranë.
“Duhet një aftësi e tillë në trazimin e brumit të bukës, që duket se vetëm hasjanët e kanë,” thotë Sokol Cahani, që ka një furrë buke në kryeqytetin shqiptar.
“Kam parë të tjerë ta bëjnë këtë gjë, por nuk janë edhe aq të aftë,” thotë ai.
Tradita thuajse u zhduk në Shqipëri gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, pasi ekonomia e centralizuar nuk krijonte hapësira për zanate të tilla, të mbështetur tek tradita, dhe banorët punonin në miniera apo ferma.
Cahani vetë thotë se ka qenë minator, por iu përgjigj thirrjes së të të parëve në mesin e viteve ’90, duke mësuar tregtinë nga kushërinjtë nga Kosova, që kanë një furrë buke në Ludbreg, në Kroaci.
Shumë kosovarë nisën që të punonin në furrat e bukës së shtetit dhe më pas u vendosën në Serbi, kur Jugosllavia komuniste lehtësoi kontrollin mbi biznesin e vogël.
Në vitet ’80 nisën të shkojnë në Bosnje, Kroaci dhe Slloveni.
… Sipas të përjavshmes hungareze “Heti Valasz”, shqiptarët kanë në pronësi 400 nga 1400 furrat e bukës në mbarë vendin.
Shumica janë hasjanë.
*Marrë me shkurtime nga Balkan Insight
Furrat e bukës të hasjanëve në Ballkan
Kroaci- mbi 200 furra
Serbi- 200
Maqedoni- 50
Shqipëri- 30
Mali i Zi- 70- 80
Bosnje- mbi 100
Slloveni- 100
Hungari- 400
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Strong Match
Tradita e hasjanëve për bukë - Video
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit, nuk ka ndërruar as recetën…
Related
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974…
Related
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Tradita e hasjanëve…
Related Stories
Ballina
Dervishët: Rrymat radikale në BIK na përzunë me përçmim
Bashkësia e Tarikateve të Kosovës ekziston me dekada, por atë nuk e njeh Ligji për Liritë Fetare. Bashkësia…
Ballina
Hasi Jehon 2015 -Nata e dytë e festivalit
Këtu gjinden disa fotografi te formatit HD enkas per faqen tone www.hasi-thate.com,në këto fotot…
Ballina
RVP ishte me fat që nuk u përjashtua nga skuadra
Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka thënë se Robin van Persie ishte me fat që nuk…