Kopshti i gjelbër vjeshtor

Kur ju mungon kopshti veror edhe në hapësirë shumë modeste mund të sajoni lulishten atraktive, duke i mbjellë lulet më të qëndrueshme dhe më mirënjohëse nga familja e kaktuseve dhe sukulenteve. Në vende ku dheu është guror dhe me pak ujë, kaktuset mund të përparojnë...

1206 0

Kur ju mungon kopshti veror edhe në hapësirë shumë modeste mund të sajoni lulishten atraktive, duke i mbjellë lulet më të qëndrueshme dhe më mirënjohëse nga familja e kaktuseve dhe sukulenteve.

Në vende ku dheu është guror dhe me pak ujë, kaktuset mund të përparojnë suksesshëm, transmeton Telegrafi. Në fundin e shpuar të enës së pari vihet një shtresë drenazhi, mbi të dheu i përzier me rërë dhe me fare pak humus (ka përzierje të gatshme për kaktuse dhe sukulente).

                                           Ruajtëset e shtëpisë

Janë bimë me shumë pak kërkesa. U përgjigjet dheu i thatë, i fortë, i rëndësishëm është vetëm vendi me diell. Mund të mbillen dhe të shumëzohen gjatë gjithë vitit, vetëm gjatë lulëzimit jo. Rozeta që lulëzon, në fakt, gjatë vitit edhe përfundon, porse pas vetes lë plot pasardhës. Është bimë e cila dikur i ka zbukuruar kulmet e shtëpisë, sepse është menduar se i ruan shtëpitë.

Esheveria (Echeveria sp.)

Është shumë e qëndrueshme, nuk kërkon shumë mund. Kërkon vend të ndritshëm dhe ujitje me masë, por jo mbi gjethe ose mbi rozetë, po në dheun e saksisë.

Sedumet (Sedum sp.)

Të gjitha llojet e sedumeve u takojnë bimëve më mirënjohëse dekorative. Gjethet e plota thithin aq ujë, saqë mund të durojnë edhe thatësinë e gjatë. Në vend të ndritur mirë, gjethëzat mund të marrin edhe ngjyrë të kuqe të mbyllët.

 

 

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article